Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë se tre orë protestë, mesazhet e Lulzim Bashës

2019/03/28 at 12:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Më shumë se tre orë protestë, mesazhet e Lulzim Bashës

Ora 13:00 – Lulzim Basha foli përpara protestuesve në selinë blu, duke njoftuar mbylljen e protestës për ditën e sotme. Basha tha se PD dhe opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje me Edi Ramën, si edhe nuk do të ketë asnjë pakt me të. Kryedemokrati u shpreh se kërkonte ndjesë për të gjithë ata që u bënë milionerë në qeverisjen e Partisë Demokratike, duke premtuar se nuk do të tradhtonte kauzën opozitare.


“Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kotur me paratë e narkokryeministrit, le ta dëgjojë, kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë dhe qartë: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt me Maduron nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar. Zotohem sot para jush, se nuk ka forcë mbi tokë t’ju tradhtojë ju, të tradhtojë këtë lëvizje për liri dhe demokraci të standardeve evropiane. Respekt për të gjithë gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave. Ndjesë për të gjithë ata që u bënë milionerë në pushtetin e Partisë Demokratike. Dua t’i kthej pësimet në mësime, për këtë zotohem sot para Zotit dhe jush”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Lulzim Basha.

Ora 12:40- Protestues të opozitës kanë lyer me bojë të zezë godinën e Ministrisë së Brendshme. Sipas protestuesve, me urdhër të Sandër Lleshajt janë ndaluar disa persona që kanë protestuar në protestat e mëparshme të opozitës. “Lironi djemtë tanë”, ishin thirrjet e protestuesve.

Ora 12:10- “Na ndiqni, në marshimin tonë”, kjo thirrje e Falamur Nokës ka bërë që protesta të zhvendoset nga Parlamenti. Më në krye Lulzim Bashën turma e madhe e njerëzve është larguar nga hyrja e Parlamentit për tu pozicionuar tek Ministria e Brendshme.

Ora 12:00-Protestuesit e opozitës kanë vijuar tentativat disa herë rresht për të çarë kordonin e policisë. Gjatë tentativave protestuesit kanë hedhur sende të forta si dhe kapsolla në drejtim të uniformave blu.

Si pasojë e hedhjes së sendeve të forta ka mbetur I plagosur një efektiv policie, i cili u largua nga kolegët e tij. Por nga ana tjetër policia u ka bërë thirrje protestuesve si dhe organizatorit të protestës Gazment Bardhi që të distancohen nga hedhja e sendeve të forta pasi në të kundërt do të ndërhyjnë për të zbatuar ligjin.

Ora 11:50 – Kryedemokrati Lulzim Basha nga protesta përpara Kuvendit tha se askush nuk ndal rrëzimin e Edi Ramës. Sipas Bashës, kjo protestë nuk bëhet për të marrë pushtetin, por për të rrëzuar sipas tij një regjim kriminal. “Beteja jonë do të vazhdojë: Liri a vdekje, demokraci a vdekje”, theksoi Basha.

“Nuk ka asnjë shanc që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në racën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk përfaqëson më vullnetin e popullit. Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur dhe të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona dhe të drejtat tona.

Ndaj dhe orës kur monopolin e dhunës e ka vetëm shteti, nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, që sot dhunon qytetarët e pafajshëm dhe mbron kriminleët trafikantët e drogës, hajdutët. Bashkë me këtë monolpol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë. Ndaj mjerë ata oligarkë, mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim. Ora e hakmarrjes popullore po afron.

Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të shqipërisë si gjithë Europa. I paralajamëroj prerë dhe qartë bashkëpunëtorët e rregjimit kriminal me kostum, me kollare, me atlete, me gojën e dhënë me qera se populli as nuk i harron as nuk ua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet.

Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane. Vlerat për të cilat në luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO, kemi atë që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit. Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e trafiqeve në Shtëpinë e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet”, tha Basha.

Ora 11:30 – Monika Kryemadhi ka folur përpara protestuesve. Ndër të tjera, ajo ka thënë se opozita ka bërë shumë gabime dhe do të nisë reflektimi që nga Lulzim Basha e të gjithë me radhë.

“Janë bërë aq shumë gabime sa do na duhet të gjithëve së bashku shumë punë, që nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, me të gjithë kolegët e tjerë, jo vetëm me kolegët që dogjën mandatet, por me gjithë ata burra dhe gra, pedagogë, biznesmenë, që nuk duan të ikin nga Shqipëria, duhet të hapim një etapë të re, duhet të sjellim erën e ndryshimeve. Shqipëria duhet të marrë bekimin e popullit të vet, për të pasur një Shqipëri të vërtetë europiane, jo një Shqipëri fasadë që mbështillet me flamurin e Bashkimit Europian, por nuk është gjë veçse një kullë e krimit, e orgjive politike”, tha ndër të tjera në fjalën e saj Kryemadhi.

“Rama është kryeministri më dështak që ka pasur Shqipëria, është kryeministri që i ka bërë më keq shqiptarëve në këto vite. Sot ne jemi një pjesë, por mendoni që janë qindra mijëra të tjerë në gjithë Shqipërinë, që na përkrahin ne”, deklaroi Kryemadhi.

Ora 11:20 – Një protestues është plagosur në përplasje me policinë. Ai është rreth të 50-ve dhe përpara kamerave ka thënë se e ka goditur një polic.

“Më goditi një polic, ndërsa tjetri i thoshte shkele me këmbë”, tha i plagosuri për mediat. Ndërkohë përpara Kuvendit ka pasur një tjetër tentativë të protestueseve për të çarë kordonin e policisë

 

Ora 11:00- Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu në protestën para parlamentit tha se ka ardhur koha që qytetarët ti marrin frymën qeverisë.

“Jemi mbledhur kundër atij parlamenti që është kthyer në një parlament palaçosh. Parlamenti është këtu, është në Vlorë në Shkodër, në gjithë Shqipërinë. Ka 6 vite kjo qeveri që i nxin jetën qytetarëve shqiptarë. Ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë, është kohë që qytetarët ti marrin frymën kësaj qeverie. Këta komunistë sot kanë rikthyer gjyqet politike. Shqiptarët do të të nxjerrin ty Rama me hir apo me pahir”.

Ora 10:45 – Në protestë ka folur Aleksandër Biberaj, themelues i Partisë Demokratike dhe ish-deputet i saj. Biberaj është rikthyer në PD në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar që u bënë pak kohë më parë. Ai kishte një mesazh për partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Kam një mesazh për partnerët europianë. PD është themeluar në dhjetor të vitit ’90, bazuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, në vlerat euro-atlantike. Miq ndërkombëtar, parimet e demokracisë nuk dhurohen, por fitohen, siç është fituar e drejta e votës, e grave, e njerëzve me ngjyrë. Ne jemi partnerë dhe aleatë me ju, aleatët tanë janë Uashingtoni, Berlini, Brukseli dhe Strasburgu. Opozita po përgatit programin më të mirë elektoral, për zgjedhjet që do të jenë së afërmi”, ka thënë Biberaj.

Ora 10:30 – Ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur të mbajnë fjalimet në protestën e opozitës. Në fjalën e tyre ata thonë se janë të vendosur të vazhdojnë me protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ora 10:25 – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament. Ai ka kaluar me makinë përmes pedonales, ku kanë qenë shumë protestues. Kur ka kaluar Rama, ata kanë nisur thirrjet kundër qeverisë, por pa shkaktuar asnjë incident.

Ora 10:15 – Ka nisur protesta e opozitës përballë Parlamentit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Protestuesit janë konfrontuar me policët që ndodhen në vijën e parë të mbrojtjes së godinës së Parlamentit, ndërsa drejt tyre janë hedhur edhe sende të forta. Në vijën e dytë qëndrojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si edhe boti me ujë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi me drejtues të tjerë të opozitës i afrohen protestës.

 

Etiketa: liveprotesta


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Video/ Policia shkallmon derën për të marrë një bebe të pavaksinuar

Video/ Policia shkallmon derën për të marrë një bebe të pavaksinuar

Ervin Mata do të hetohet i lirë, gjykata vendos “detyrim paraqitje”

Vrasja në ish-Bllok, gjykata lë të lirë Ervin Matën

Bojë të zezë ministrisë, reagon Sandër Lleshaj

PD mbyll protestën, Basha: Me Edi Ramën as zgjedhje, as pakt
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com