Pas 1 ore e 20 minuta ka dalë nga ambientet e SPAK ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.
Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se thirrja e tij në SPAK nuk ka lidhje me rast korrupsioni e as me krimin.
“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”,-tha Spahia në dalje.
Kjo është hera e dytë që Spahia thirret në prokurori.
Me herët ai është kallëzuar në SPAK për shkelje të kryera gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në kohën, që drejtonte bashkinë e Shkodrës.