Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj në Janar, Kumbaro: Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal

Mbyllja e një viti rekord për numër turistësh në Shqipëri pasohet nga një tjetër trend pozitiv në muajin e parë të vitit 2025.


Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit gjatë Janarit erdhën në Shqipëri 560 mijë vizitorë të huaj, 14,5% më shumë se viti i kaluar.

Lajmi është komentuar në rrjetet sociale nga ministrja Kumbaro.

“Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione e Ballkanit në këtë industri”, tha Kumbaro.

Krahasuar me 4 vite më parë, kur kishte 194 mijë hyrje, këtë Janar kishte gati 3 herë më shumë vizitorë të huaj.

Përgjatë vitit 2024 Shqipëria numëroi 11.7 milionë vizitorë të huaj, një rritje me 15% në krahasim me një vit më parë.

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të kryesojnë duke mbajtur vendin e parë të hyrjeve, ndërsa në vend të dytë ishin italianët me 1.3 milionë vizitorë.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT