Bota

Më shumë se 470 civilë të vrarë në Ukrainë, mes tyre 38 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 08/03/22 |
Opi Nion

Më shumë se 470 civilë të vrarë në Ukrainë, ka raportuar sot zyra e OKB-së.

Gjithsej 474 civilë janë vrarë që nga 24 shkurti, ka thënë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ndërsa shtoi se 861 persona janë lënduar.

Megjithatë, duhet të theksohet se kjo ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim pasi shumë raporte janë ende në pritje të kontrolleve, thotë OKB.

Agjencia vazhdoi se ka pasur “pretendime për qindra viktima civile” nga qyteti lindor i Izium.

Rreth një orë më parë, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se të paktën 400 civilë kishin vdekur, duke përfshirë 38 fëmijë dhe 800 ishin plagosur./Opinion.al

Pas