Aktualitet

Më shumë se 1 mijë gjoba në 24 orë, policia heq 35 patenta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:12 - 02/09/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 1052 gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Janë vendosur 201 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;  131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit;  132 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara”, njofton policia.

Në të njëjtin njoftim, bëhet me dije se 35 leje drejtimi janë pezulluar, ndërsa 3 drejtues mjetesh janë arrestuar.

“30 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi mbi normën e lejuar, që varionin nga 45 deri deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë stinës së verës, kur lëvizjet në vend kanë qenë më të shtuar, pas disa muajsh në izolim prej pandemisë, policia ka raportuar shifra të larta të penaliteteve ndaj drejtuesve të mjeteve. /Opinion.al

Pas