Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

2025/06/10 at 11:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon gjetiu, e mbështetur nga mijëra vullnetarë, që joshen me paga të larta e përfitime të tjera të majme.


Në disa zona, shpërblimet për rekrutët e rinj e tejkalojnë një vit pagë. Kjo shumë ka ndryshuar shumë ekonomi familjare dhe ka rritur mbështetjen për konfliktin.

Edhe pse humbjet janë në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, ato nuk i kanë ndalur rekrutimet. Sipas një vlerësimi të ri, Rusia do të ketë mbi 1 milion të vrarë ose të plagosur deri në verë.

Por, kjo situatë po ndryshon. Javëve të fundit, së paku pesë rajone në Rusi i kanë ulur shpërblimet e njëhershme të rekrutimit për vullnetarët e rinj.

Më 5 qershor, rajoni i Volgës në Bashkortostan u bë i fundit që e uli në gjysmë pagesën për rekrutët e rinj.

Ekspertët shpjegojnë se kjo situatë lidhet pjesërisht me kufizimet buxhetore, pasi qeveritë rajonale po përballen me vështirësi financiare për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

“Besoj se, nga njëra anë, kjo lidhet me gjendjen e tensionuar të buxhetit rajonal”, thotë për Radion Evropa e Lirë një ekonomist nga Bashkortostani.

“Nga ana tjetër, kjo mund të jetë një tregues se nevoja për të tërhequr ushtarë kontraktualë, nuk është më aq urgjente”, shton eksperti, i cili kërkoi të mbetej anonim për të shmangur ndjekjen nga autoritetet.

Zvogëlimi i shpërblimeve

Gjatë pjesës më të madhe të luftës, forcat ruse kanë përdorur kryesisht sulme të drejtpërdrejta të këmbësorisë për të mundur pozicionet ukrainase – gjë që ka shkaktuar numër jashtëzakonisht të lartë viktimash.

Nga frika e reagimit të popullit, Kremlini e ka shmangur shpalljen e mobilizimit të përgjithshëm.

Në vend të kësaj, autoritetet kanë përdorur një kombinim forcash: kompani private mercenare si Wagner kanë bërë rekrutime të pavarura, ose të burgosurit janë nxjerrë dhe detyruar të regjistrohen, duke u premtuar amnisti pas përfundimit të shërbimit.

Që nga viti 2023, Kremlini ka vendosur edhe kuota rekrutimi për rajonet, duke i nxitur qeveritë lokale që t’i organizojnë vetë fushatat e tyre dhe të ofrojnë shpërblime.

Sipas Janis Kluges, i cili ndjek shpenzimet e Rusisë për luftën në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri në Berlin, këto shpërblime, së bashku me paratë nga Ministria e Mbrojtjes, arrijnë deri në 24 milionë dollarë në ditë në të gjithë vendin.

Në fillim të vitit 2025, Kluge vlerësoi se midis 1.000 dhe 1.500 burrave regjistroheshin çdo ditë për të luftuar.

Mesatarja e shpërblimeve në 37 rajonet që ai monitoronte, ishte 1.4 milion rubla, apo rreth 17.700 dollarë, shumë kjo më e lartë se paga mesatare vjetore në shumicën e rajoneve.

Muajin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia po rekrutonte rreth 60.000 burra në muaj.

Në Bashkortostan, qeveria rajonale i ka rritur gradualisht shpërblimet për rekrutim: nga 205.000 rubla në verën e vitit 2022, në 505.000 rubla dy vjet më vonë, dhe më pas, në fillim të vitit 2025, i ka trefishuar në 1.6 milion rubla (rreth 20.190 dollarë).

Tani, sipas një dekreti të datës 5 qershor, të nënshkruar nga kreu rajonal, Radiy Kharibov, kjo shumë është ulur në 1 milion rubla (rreth 12.620 dollarë).

Kryeqyteti rajonal, Ufa, që ka shpërblimin e vet për rekrutim, e ka zvogëluar po ashtu shumën që ofron për rekrutim.

Bashkortostani është një nga rajonet me numrin më të lartë të ushtarëve të vrarë në Ukrainë, sipas të dhënave të mbledhura nga Shërbimi tatar-bashkir i Radios Evropa e Lirë, BBC-ja në rusisht dhe media të pavarura si Mediazona.

Rajone të tjera që kanë ulur shpërblimet për rekrutim, janë: Jamal-Nenets dhe Nizhni Novgorod.

Në Samara, pagesa për ushtarët e rinj ka qenë më e larta në vend – 3.6 milionë rubla (rreth 45.430 dollarë) – por që nga fundi i shkurtit është ulur në 2.1 milionë rubla (rreth 26.500 dollarë).

Ekonomia e përshtatur e Rusisë

Pasi Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, qeveritë perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, për ta detyruar që të ndalte agresionin.

Megjithatë, ekonomia ruse rezultoi më e qëndrueshme sesa parashikuan shumë ekspertë, pjesërisht falë të ardhurave të vazhdueshme nga shitja e naftës dhe gazit jashtë vendit.

Kremlini ka investuar para jo vetëm në rekrutimin e ushtarëve, por edhe në përshtatjen e ekonomisë, duke zgjeruar kapacitetet industriale ushtarake për të prodhuar tanke, armë dhe bomba.

Por, ky transformim ka rënduar ekonominë, ka rritur inflacionin dhe ka detyruar bankën qendrore t’i rrisë normat e interesit, duke e bërë më të shtrenjtë për qytetarët marrjen e kredive për banesa apo produkte të mëdha.

Sipas disa parashikimeve evropiane, rritja ekonomike e Rusisë pritet të ngadalësohet këtë vit në 1.7 për qind, ose deri në 2 për qind, sipas disa vlerësimeve të tjera.

Abbas Gallyamov, analist politik në mërgim dhe ish-këshilltar i Putinit, thotë se arsyeja kryesore përse rajonet po i ulin pagesat për rekrutët, është mungesa e parave.

“Po u mbarojnë fondet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë./REL



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Austri, 10 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle. Humb jetën edhe autori

Austri, 10 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle. Humb jetën edhe autori

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com