Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me shtëpi më vete, por bashkë në certifikatë! “Digjen” nga rindërtimi i tërmetit

2023/07/05 at 9:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Me shtëpi më vete, por bashkë në certifikatë! “Digjen” nga rindërtimi i tërmetit

“Stop” ishte në Kurbin, pasi File Lleshi tregoi se jetonte me bashkëshortin dhe djalin e saj të madh në një shtëpi, të blerë prej 20 vitesh. Djali i vogël jetonte me familjen e tij, në një shtëpi tjetër.


Të dyja familjet kishin certifikata pronësie të ndryshme, por në përbërje familjare ishin së bashku. Prej tërmetit të 2019-ës, shtëpia e saj doli me dëmtim DS4 për shembje dhe shtëpia e djalit të vogël për riparim.

Ajo tha se tashmë është në shtëpi me qira, por nuk përfitoi nga rindërtimi, pasi bashkë me djalin, ishin në të njëjtën certifikatë.

Zonja tregoi se ka qenë me kancer dhe është operuar, ndaj nuk e di, sa mund të jetojë. Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

“Unë jam në kushte skandalozë. Problemi qëndron se në momentin e tërmetit kemi qenë në një certifikatë. Unë, burri, ndjesë pastë dhe djali i vogël. Këtu është gjithë problemi. Në Nëntor ra tërmeti, në Dhjetor u diagnostikova me kancer. Më 17 Janar 2020 jam operuar dhe mendova se do marr shtëpi tek turku. Më thonin je e para, je e para. Kur u ndanë të turkut unë nuk mora shtëpi. Burri im po bën 1 vit që ka vdekur dhe ka hyrë me merakun e shtëpisë në dhe. Dua shtëpinë se e kam blerë me djersë. Unë jam sot për nesër, jam me një sëmundje të pashërueshme”, tha denoncuesja.

“Stop” iu drejtua Bashkisë së Kurbinit, ku Nertila Toma, përgjegjëse e zyrës së rindërtimit, thotë, se sipas aktit normativ nr. 9, thuhet, se nuk mund të përfitohet dy herë nga një familje dhe sipas certifikatës së Gjendjes Civile të depozituar, vendbanimi në kohën e tërmetit, ka qenë tek shtëpia e djalit të vogël, që doli për riparim.

Bashkia Kurbin ka kërkuar hapësira ligjore, për të ndihmuar zonjën dhe disa familje të tjera me të njëjtin problem, por nuk kanë marrë zgjidhje.

“Në pikëpamje të menaxhimit të ndërtesave pas tërmetit sipas meje kanë ardhur disa pasoja që burojnë nga do thosha edhe papërvoja e asaj periudhe. Nga paniku, shumica e ndërtesave janë konsideruar me një shkallë më të lartë ndërtimi. VKM-ja që doli për riaftësimin e këtyre ndërtesave kërkoi të njëjtën siguri si për ndërtesat e reja, gjë që është thuajse e pamundur. Të dyja këto kritere, pra një mbivlerësim dëmi dhe një kërkesë për siguri ka prodhuar për mendimin tim dhe një pasojë të menaxhimit social. Banorë që kanë më shumë metra katrorë seç lejon VKM-ja për rindërtim, banorë që kanë nga dy shtëpia apo prona që kanë të natyrës së shërbimeve dhe që nuk i kanë siguruar para tërmetit sot i kanë të humbura. Në këtë pikëpamje duhet parë me ngut trajtimi pak më profesional sepse ndërtesat mund të riparohen thuajse me të njëjtën ose më pak vlerë ekonomike, por duke pranuar një shkallë sigurie pak më të ulët se të rejat dhe e dyta padiskutim që në shumicën dërrmuese të rasteve paniku ka prodhuar shkallë më të lartë dëmtimi. Ka ende ndërtesa dhe shumë banorë që përsëri vuajnë pasojat e diçkaje që në një farë mënyre është fiktive”, tha Markel Baballëku, inxhinier ndërtimi.

“Për sa i përket aktit normativ numër 9 që qeveria ka miratuar për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, në lidhje me këtë akt unë në këndvështrimin tim shpreh rezervat sa i përket subjekteve përfituese pasi nga praktika dhe ajo çfarë kemi parë deri më sot kemi parë që janë përjashtuar shumë familje sikurse keni trajtuar edhe rastin e emisionit tuaj. Sa i përket përfitimit që kjo duhej të kishte sipas këtij akti vlen për t’u theksuar fakti që rasti është krejt i kundërt nga përcaktimi ligjor. Familjet jetonin të ndara, por për shkak të certifikatës ata ishin bashkë dhe janë përjashtuar nga bashkia. Kjo nuk është e drejtë, kjo familje do duhet të përfitojë prandaj shpreh rezervat në lidhje me këtë akt normativ. Ndoshta nëpërmjet emisionit tuaj do duhet t’i bëjmë një thirrje qeverisë që ta rishikojë pasi është parë nga praktika që ka pasur familje që kanë përfituar ndërkohë që janë përjashtuar familje që me të drejtë u takon të dëmshpërblehen. Ky ishte qëllimi i aktit normativ për të ndihmuar sa më shumë familjet shqiptare dhe jo për t’i lënë në mes të rrugës”, Eridi Sherifi, jurist./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Italia dhe Polonia: BE-ja duhet të fokusohet në ndalimin e emigrimit

Italia dhe Polonia: BE-ja duhet të fokusohet në ndalimin e emigrimit

Shpëtohen dy turistët amerikanë në Himarë, ishin bllokuar në shkëmbinjtë…

Shpëtohen dy turistët amerikanë në Himarë, ishin bllokuar në shkëmbinjtë...

“Shokët e klasës i bënë fletë-rrufe sepse ajo nuk ua varte”, shkrimtarja: Kisha me qindra

“Shokët e klasës i bënë fletë-rrufe sepse ajo nuk ua varte”, shkrimtarja: Kisha me qindra
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com