Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me shpejtësi vrastare e të dehur, çfarë ka kapur policia 24 orët e fundit

2021/07/08 at 4:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Me shpejtësi vrastare e të dehur, çfarë ka kapur policia 24 orët e fundit

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi vrastare të jetës në rrugë, parakalime të gabuara dhe shumë shkelje të tjera janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga kontrollet permanente të Policisë Rrugore në të gjithë vendin.

Një 52-vjeçar që drejtonte një furgon mallrash, në rrugët e Tiranës, në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l, përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës është arrestuar nga policia.

Gjithashtu ndaj tij është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit për 24 muaj, i janë zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit, si dhe është ndëshkuar me masë 95.000 lekë të rinj.

Po falë denoncimeve nga qytetarët, për parkime të gabuara mbi vijat e bardha, mbi trotuar, në vendparkimet e invalidëve apo në hyrje të pallatave, janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh në të gjithë vendin, shumica e tyre nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve, duke përdorur radarët në gjithë akset rrugore dhe qendrat e banuara, janë konstatuar shpejtësi dyfish mbi atë të lejuar në qendrat urbane, deri në 174 km/h  në rrugën interurbane Fier -Vlorë, ku drejtuesi i mjetit A. K. u ndëshkua me pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me gjobë 2481 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë./Opinion.al

Etiketa: poliviashofereshqiperi

Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
Kritik i Erdoganit, gazetari turk sulmohet jashtë shtëpisë së tij

Kritik i Erdoganit, gazetari turk sulmohet jashtë shtëpisë së tij

U konfirmua në detyrë, ONM kërkon ankimimin për gjyqtarin Gerd Hoxha

U konfirmua në detyrë, ONM kërkon ankimimin për gjyqtarin Gerd Hoxha

Covid-19 në Shqipëri, 8 raste të reja dhe asnjë viktimë

TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com