Aktualitet

Me shpejtësi trefishi i normës së lejuar, pezullohen 104 patenta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 06/06/22 |
Opi Nion

Makina inteligjente përgjatë fundjavës ka monitoruar qarkullimin rrugor, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë–Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan–Tiranë.

Përgjatë fundjavës janë konstatuar shpejtësi gati trefishi i normës së lejuar në rrugët e kryeqytetit, dhe deri në dyfishin e normës së lejuar në rrugët interurbane.

Policia bën me dije se si rrjedhojë janë pezulluar 104 leje drejtimi dhe janë vendosur 159 gjoba për tejlakim të shpejtësisë mbi normën e lejuar, por pa sanksionin plotësues.

Nga përpunimi i fotove dhe video-ve të realizuara nga makina inteligjente, është konstatuar se 57 drejtues mjetesh përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 61 drejtues nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, janë konstatuar shumë parakalime të gabuara, gara shpejtësie e shkelje semafori. Drejtuesit e mjeteve, që kanë kryer këto manovra të rrezikshme në rrugë, janë ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 30.000 lekë të rinj deri në 90.000 lekë të rinj.

Pas