Opozita proteston sërish ditën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës, në tubimin e saj të 11.
Në këtë protestë të rradhës mesa duket opozita ka dashur që arsyen për të cilën protestojnë, ta sjellin mes tyre para bashkisë.
Në një manekin të veshur me rrobat e një të burgosuri, është vendosur fytyra e kryebashkiakut të Erion Veliajt dhe është vendosur në koshin e mbeturinave.
Nga ana tjetër, një pjesë e protestuesve po mbledhin gomat për t’i djegur, siç vepruan dhe në protestën e kaluar.