Aktualitet

Me rreth 88 mijë euro të padeklaruara në makinë,kapet i riu në Fier,nisin hetimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 04/05/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar është kapur në qytetin e Fierit me 87.950 euro, në automjetin tij. Policia bën me dije se G. R., është proceduar penalisht pasi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm që vërtetonte burimin e ligjshëm të parave.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme. 30-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin po udhëtonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Opinion.al

Pas