Kronikë

“Më qëlloi i pari, unë mora armën dhe…”


               Publikuar në : 15:03 - 16/06/19 |
geliano fataj

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 32-vjeçarin nga Tirana, Emanuel Koça. Mbrëmjen e 12 qershorit ai vrau me armë zjarri pranë stadiumit të Laçit, 24-vjeçarin Viktor Shkorretin. Shkak i vrasjes u bë një vend parkimi.

Ndërkohë në seancën gjyqësore të kësaj të diele, Koça është shfaqur i penduar në lidhje me krimin ndërsa ka deklaruar se ishte 24-vejçari ai që fillimisht e qëlloi me thikë.

I ndodhur përballë kërcënimit, Koça tha se ka marrë armën dhe më pas ka hapur zjarr në drejtim të 24-vjeçarit.

“Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Ai më ka qëlluar me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë” mësohet se ka deklaruar Emanuel Koça./ Opinion.al

Pas