Pas parlamentit Berisha dhe protestuesit janë ndalur te Bashkia e Tiranës.
Me një megafon në dorë, Berisha e quajti hajdut, kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
“Në këtë zyrë është një nga hajdutët më të shpifur që ka patur Shqipëria. Ky duhet nxjerrë nga çdo strofull, vendin e ka vetëm në burg. Veliaj është nga hajdutet më të shpifur bashkë me Edi Ramën. Erdhëm këtu për t’i dhënë mesazhin, revolucioni do flasë me të, vazhdojmë”, tha Berisha.
Ndërkohë protestuesit brohoritën në kor.”O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.