Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më prit në hotel”, letrat që Michael Jackson i dërgonte 14 vjeçarit

2019/01/27 at 1:14 PM
në Life Style, ZZinstant
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më prit në hotel”, letrat që Michael Jackson i dërgonte 14 vjeçarit

Kanë qenë të shumta rastet kur ai ka fjetur në një shtrat me Michael Jackson. Mbreti i Popit i kishte vënë pseudonimin Rubba Rubba. Ai iu bashkua grupit të turit të Jackson kur ishte një djalosh 14 vjeçar me fytyrë bebi. Sot për herë të parë, ai zbulon detaje të frikshme në lidhje me marrëdhënien e pazakontë me Yllin e Muzikës që e futi në shtrat.


Michael, sot 35 vjeç dhe baba i një djali 3 vjeçar, thotë:

“Ai e tejkaloi masën me mua dhe me fëmijë të tjerë. Unë sot kam të njëjtën moshë sa ishte Michael Jackson kur u njohëm. Nëse unë sot dua të fle me një fëmijë, kjo nuk do të ishte normale dhe e drejtë. Ai gjithmonë më kërkonte të flija në krevatin e tij. Unë i thoja, ‘Jo Michael, mund të fle në dhomën time’, por ai këmbëngulte duke thënë ‘Të lutem, bëje për Michal Jackson’.

35 vjeçari rrëfen se sot që është babai i një djali, e sheh me sy tjetër marrëdhënien që kishte me MJ dhe që e ka kuptuar sa gabim ishte. Por jo vetëm kaq. Ai zbuloi edhe të tjera detaje mbi marrëdhënien me Mbretin e Popit. Michael tregoi se Michael Jackson e prekte në pjesë intime në krevat. Ishte më keq nëse këngëtari kishte pirë apo ishte droguar. Ai zbuloi se Jackson e zhvishte lakuriq kur rrinin në jakuzzi. I jepte albume të mbushura me fotografi djemsh lakuriq. I blinte heshtjen me dhurata për të dhe prindërit.

Michael tregon se me këngëtarin u njoh në Mynih, Gjermani, ku jeton edhe sot. Asokohe kaloi 3 javë në një suitë hoteli me Jackson. Ai tregoi se kur u kthye në shkollë në shtator, kishin dalë fotografi dhe fëmijët e tjerë e kishin marrë vesh.

“Ti ke bërë seks me Michael Jackson, ti je gay!” tregon Michael për talljet e shokëve të tij.

Michael tregon se në ditën e parë që këngëtari e priti në dhomën e hotelit, ai ishte i emocionuar. Idhulli i tij e kishte ftuar për të kaluar kohë së bashku dhe për të luajtur në PlayStation. Ditët në vijim, 35 vjeçari tregon se këngëtari e merrte në telefon çdo ditë dhe e ftonte në dhomën e hotelit. Michael, i cili foli për Mirror Online, tha se ata kaluan pushimet së bashku.

“Nuk ndihesha rehat por nuk i thashë askujt. As Michael, as prindërve. Michael-it nuk i thoja dot ‘Jo’. Isha 14 vjeç dhe shoqërohesha me yllin më të famshëm të muzikës, ndaj mendova ‘Okay’. Kishte qëllime seksuale dhe gjithmonë provokonte për të parë deri në ç’pikë do e lejoja.”

Michael tregoi se këngëtari e quante Rubba Rubba, dhe vetëm tani që është i rritur e kuptoi pse. (Rub, nga anglishtja, “Fërko”).

Michael rrëfen se me mamanë e tij foli vetëm pasi këngëtari vdiq në 2009-ën. Ai tha se kur u rrit, Michael nuk kishte më interes për të dhe as nuk i kërkonte të flinte në krevat.

“Herën e fundit që e takova, fjeta në divan”./E.L

Etiketa: akuzatfinding neverlandmichael jackson


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Para
Shpërthim me bombë në Kishë, raportohen 27 të vdekur

Shpërthim me bombë në Kishë, raportohen 27 të vdekur

Princ Philip më në fund i kërkon falje viktimës së aksidentit

Princ Philip më në fund i kërkon falje viktimës së aksidentit

Spanja vajton 2-vjeçarin Julen, qindra persona në zi

Spanja vajton 2-vjeçarin Julen, qindra persona në zi
















TE FUNDIT

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
21 Nëntor, 2025

Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të...

Lexo më shumë

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
21 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit...

Lexo më shumë

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
21 Nëntor, 2025

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres...

Lexo më shumë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
21 Nëntor, 2025

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrjetin hekurudhor polak. "Nuk ishte një akt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com