Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërim. Në pranga ka rënë Klajdi Gjeçi, lindur dhe banues në Tiranë.
Ai ishte shpalllur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ndalimi i tij u bë në rrugën Sami Frashëri në Tiranë pas informacioneve të marra në rrugë operative, njofton policia.
Gjeçi ka të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.
Ndaj tij ishte vedosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Opinion.al