Një 30-vjeçar është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Ksamil.
Bëhet fjalë për Ervis Orucin i cili është gjendur nga familjarët e tij në banesë pa shenja jete.
Dyshimet e para janë se ai mund të ketë ndërruar jetë prej marrjes së një mbidoze medikamentesh.
Mësohet se Oruci ishte një person me precedentë penale ne vjedhje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh, dhe përdorues droge.
I riu, kishte pak jave qe kishte dale nga spitali psikiatrik i Vlorës. Sakaq policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes. /Opinion.al