Aktualitet

Me precedent penal, kush është 30-vjeçari që u qëllua me armë në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 21/02/21 |
Doriana Çepunaj

Taulant Pepaj, është 30 vjeçari, që është qëlluar ditën e sotme me armë zjarri gjatë kohës që po udhëtonte me makinë. Ai është një emër i njohur për policinë pasi rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2017, Pepaj është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër,  gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th,  22 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkohë, raportohet se efektivët e Policisë Shkodër dhe ato të FNSH kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja, të cilat i kanë sekuestruar si prova materiale. Po ashtu, efektivët kanë sekuestruar edhe pamjet filmike, ndërsa po merren pyetje dëshmitarë nga vendngjarje./Opinion.al

 

 

Pas