Aktualitet

“Më plasi celulari në dorë”, i plagosuri dje në Vlorë dërgohet në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 31/08/19 |
Al Do

Eljus Thartori, 36 vjeçari të cilit ju bë atentat dje në Vlorë teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij, është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se ai është dërguar në Tiranë pasi plagët e marra kërkojnë ndërhyrje të specializuar. Përveç breshërisë së plumbave, Thartorit mësohet ti ketë plasur celulari në dorë, çfarë hedh dyshime se mund të ketë pasur edhe lëndë plasëse.

“”Më plasi celulari në dorë” ka qenë dëshmia e tij për policinë

Në momentin që është transportuar në Spitalin e Vlorës, ai ka pasur copa metali në trup dhe kjo e ka rënduar më shumë gjendjen e tij shëndetësore.

Thartori rezulton i dënuar më parë  me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Megjithatë pas dënimit ai kishte punuar si mësues fizkulture në një shkollë 9-vjeçare.

Ende nuk dihen shkaqet e atentatit të bërë ndaj tij, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. /Opinion.al

Pas