Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur sot në banesën e tij në Vlorë, në lagjen “4 Heronjtë”.
Policia njofton se 91-vjeçari, me iniciale S.P është gjetur me dëmtime në trup.
Ende nuk ka një përfundim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes dhe se çfarë i ka shkaktuar plagët në trupin e të moshuarit.
Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizë mjeko- ligjore.
Mësohet gjithashtu se ai jetonte vetëm.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al