Filiali i Postës Shqiptare në Kamëz ka rënë pre e një grabitje. Sipas policisë, sot rreth orës 14:20, një person i paidentifikuar dhe i maskuar me kapuç është futur në zyrat e postës dhe ka marrë një shumë parash.
Mësohet se personi mbante në dorë një send të dyshuar pistoletë dhe pasi ka marrë shumën e parave është larguar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.
“Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij”,-njofton polica./Opinion.al