Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët!”, Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia

2025/03/30 at 3:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët!”, Martesa e shkatërruar nga alkooli dhe tradhtia

Që prej lindjes së saj, Dea pa sakrificën dhe mundimin e cila do ta ndiqte edhe vetë atë në vitet e jetës. Nëna e saj rriti e vetme 6 fëmijë, babai i të cilëve u sëmur me Parkinson. Ndërsa vitet iknin, seciliprej fëmijëve gjeti strehën e tyre dhe kështu u duk edhe për Dean.

Por siç rrëfen në”Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E  Diela Shqiptare” në Tv Klan, jeta bashkëshortore kishte probleme të forta. Lindja e dy fëmijëve për të ishte gëzim e shpresë,  por burrit nuk  i interesonte aspak. Për të, fokusi ishin alkooli dhe gratë e tjera, ndërsa Dea s’bënte zë për të mos shqetësuar fëmijët.

Dea: Si u martuan të gjithë, 4 motrat e mia dhe vëllai, më pas u martova unë në vitin 1985.

Ardit Gjebrea: Me dashuri?

Dea: Me mblesëri.

Dea: Në ‘86, Zoti më solli një yll të bukur, djalin tim, Sildi. Unë isha shumë e kënaqur e shumë e gëzuar sa nuk mund t’i shpreh dot emocionet si një nënë e lumtur dhe kur djali mbushi 4 vjet, linda gocën, vajzën time të bukur si drita, Erën. Teksa fëmijët rriteshin, sa më shumë rriteshin e zbukuroheshin, ata ishin të zgjuar, të dashur, punëtorë. Unë isha shumë e lumtur për këta fëmijë pavarësisht se problemet e mia kishin nisur prej kohësh nga bashkëshorti.

Ardit Gjebrea: Cilat ishin këto probleme?

Dea: Ai ishte shumë i alkoolizuar. Ai vetëm pinte. Nuk ishte i përgjegjshëm as  për fëmijët, as për familjen.

Ardit Gjebrea: Po me ty si shkonte?

Dea: Këta fëmijë kaq të bukur, kaq të zgjuar, kaq të dashur, kaq të mrekullueshëm, këta dy yje që më fali  Zoti, si mund t’ua prishësh qetësinë dhe unë nuk e jepja veten që të mos i shqetësoja.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti yt vetëm pinte apo kishte edhe vese të tjera?

Dea: Kishte edhe vese të tjera. Unë i kisha kuptuar, por nuk e jepja veten. 

Ardit Gjebrea: Ai kishte ndonjë marrëdhënie tjetër ndërkohë?

Dea: Ai kishte marrëdhënie, por gjithsesi ai e mohonte gjithmonë. “Ti bëhesh xheloze”, fillonte pastaj më kërcënonte, më thoshte “do të të marr familjen, mos bëj zë”.

Ardit Gjebrea: Këtë e bënte në sy të fëmijëve?

Dea: Jo, kur ishim vetëm. Unë asnjëherë nuk doja t’i shqetësoja fëmijët.

Në vitin 2003, mbi familje ra tragjedia e parë. Vajza, Era ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare nga një gjendje e rëndë gripale. Pak vite më vonë, djali 20-vjeçar pësoi atak kardiak duke lënë një boshllëk të përjetshëm në zemrën e Deas. Gjithë çfarë dëshironte tanimë, ishte të jetonte me kujtimet e fëmijëve. Pranë iu gjend nëna që deri në atë moment s’dinte asgjë për martesën e së  bijës, por pa nga afër si trajtohej ajo.

Dea tregon se bashkëshorti s’iu gjend aty në asnjë moment. Kur ajo u kthye në shtëpi, ai i bënte presion për t’u larguar ose të qëndronte dhe t’i shërbente atij dhe gruas së  re që do të merrte.

Dea: Në momentin që kisha unë nevojë më tepër se kurrë, mua të sëmurë më çuan te motra. Kam motrën në Vranisht të Bilishtit dhe më çuan atje, ai ka ardhur vetëm dy herë që më ka parë, thjesht për sytë e botës. Unë e dija që ai nuk kishte asnjë farë interesi për mua. E dija që më tradhtonte, ishte në gjendje të dehur, ia merrnin patentën, s’çante kokën. Atje te motra, jo vetëm motra, por edhe bashkëshorti i saj, çunat e saj bashkë me të fejuarat  e tyre më rrinin te koka. Si u ktheva pastaj, ky filloi “tani ngrihu e ik”.

Ardit Gjebrea: Të thoshte ik?

Dea: “Do të marr grua tjetër, po të duash rri shërbëtorja ime”. Ikte në punë, thoshte “kur të vij, mos të të gjej”. I thosha po ti ik më vete, bëj ç’të duash, unë do të rri në dhomë më vete. Ti bëj si të duash me jetën tënde, unë dua të jetoj me kujtimin e fëmijëve që të paktën të bëj përkujtimoren e djalit sipas traditës. Jo, Ardit.

Ardit Gjebrea: Qëllimi i tij ishte të të përzinte nga shtëpia që të merrte tjetrën?

Dea: Po. Në pamundësi për ta shtyrë, nënën e kisha të sëmurë nga zemra. Merrte çantën dhe më thoshte “eja bir i nënës të ikim, hajde Dea të ikim”. I thosha unë, po unë kam kujtimin e fëmijëve, ku të shkoj? Në fund fare, me gjithë nënën, na nxori në rrugë. Unë ngela në mes të katër rrugëve dhe imagjino, s’kishim as të hanim, as të pinim, por  na sillnin komshiet.

Ardit Gjebrea: Po ajo shtëpi të takonte edhe ty apo jo?

Dea: Po sigurisht, atje kisha punuar 24 vite. Kisha rritur dy fëmijë dhe ai nuk ia dinte lopës ngjyrën se çfarë ngjyre kishte. Të gjitha punët i bëja unë.

Ju sugjerojmë

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Rajoni

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

4 Qershor, 2025 9:25 am
Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
Bota

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

4 Qershor, 2025 9:19 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Para
A dëshiron Kina të dërgojë paqeruajtës në Ukrainë?

A dëshiron Kina të dërgojë paqeruajtës në Ukrainë?

Vrasja e Stiven Toshkesit, 18 vite burg për autorin

Vrasja e Stiven Toshkesit, 18 vite burg për autorin

Konfliktet në shkolla, shifra alarmante për 2024-ën

Konfliktet në shkolla, shifra alarmante për 2024-ën

TE FUNDIT

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
4 Qershor, 2025

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
4 Qershor, 2025

Sot është afati i fundit i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Zgjatja e afatit u bë nga Federata...

Lexo më shumë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
4 Qershor, 2025

Në Këln të Gjermanisë janë zbuluar tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore. Bombat u zbuluan rastësisht pas punimeve në pranë...

Lexo më shumë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
4 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com