Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me përmbajtje kancerogjene, 36 ton akullore do asgjësohen në Shqipëri

2021/08/13 at 12:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Me përmbajtje kancerogjene, 36 ton akullore do asgjësohen në Shqipëri

Në marketet e vendit tonë ka nisur mbledhja e akulloreve “Mars”, të cilat sipas njoftimit të dhënë nga Bashkimi Europian, është vërtetuar se kanë përmbajtje kancerogjene.

Bëhet fjalë për oksid etileni, i cili është konstatuar në këto produkte sipas Foodwatch.org. Sipas Autoritetit Kombëtar Ushqimor Shqiptar produkti është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë ndërsa shkruan se referuar nivelit të riskut është cilësuar me “Risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut”.

Ndërkohë AKU njofton se këto produkte kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se BE të jepte alarmin, ndërsa tashmë ka nisur mbledhja e tyre nga marketet në të gjithë vendin.

Mësohet se janë rreth 36 ton akullore të kësaj kompanie, të cilat pasi do të tërhiqen nga tregu, do të azgjësohen.

Bëhet fjalë për markat e njohura “Snickers”, “Bounty”, “M & M” dhe “Twix”, të gjitha prodhime të kompanisë “Mars”.

Reagimi i plotë

AKU evidentoi mbi hyrjet në Shqipëri të këtij produkti nëpërmjet importit të kryer nga Pikat e Inspektimit Kufitar, për llojin e akullores sipas loteve per te cilat eshte njoftuar nga sistemi RASFF për prani të substancës se paautorizuar. U konstatua se importet per kete produkt jane kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para njoftimit te daljes se njoftimit ne RASFF me date 31.07.2021).

Në subjektet impotuese të këtij produkti, të evidentuara edhe nga sistemi RASFF u kryen inspektime të menjëhershme ku rezultoi se:

Subjektet kishin importuar produkt me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar;

Sasia totale e importit per te dy OBU eshte 35984.53 kg;

Subjektet me kete produkt kishin furnizuar subjekte ne te gjithë territorin e Shqiperise per te cilen vune ne dispozicion emrat dhe numrat e NIPT te ketyre OBU tregtuese;

U konstatua sasi gjendje e ketij produkti per te cilen u mor masa e bllokimit te menjehershem te tij ne ambientet e dy shperndaresve qe kane importuar produktin.

Nisur nga rasti që produkti është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si dhe referuar nivelit të riskut “Risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut”sipas njoftimit të ardhur nga RASFF, që produkti është i rrezikshëm për konsumatorin e duhet të tërhiqet nga tregu, veprim ky i ndërrmarrë nga të gjithë vendet të cilat e kishin importuar, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve Urdhëroi Drejtorite Rajonale te AKU të ndjekin menjëherë gjurmueshmërinë në OBU që janë furnizuar me këto produkte për të verifikuar: sasinë e produktit gjendje sipas emrit, datës së skadences, peshës dhe nr loti; a ka filluar kthimi i këtij produkti ne kompaninë importuese; nëse nuk konstatohet gjendje të verifikohet nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë kur është kryer shitja e fundit e këtij produkti, duke e faktuar dhe bashkëngjitur këtë shitje procedurës së inspektimit.

Kjo proçedurë u krye për të garantuar konsumatorin për produkt të sigurtë dhe referuar faktit që ky është një nga produktet më të kërkuara të sezonit e kryesisht për grupmoshën fëmijë, menjehere me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF, date 31.07.2021.

Drejtoritë Rajonale të AKU me marrjen e këtij informacioni filluan të kryejnë monitorime në OBU që ishin furnizuar me këto produkte sipas Loteve të njoftuara deri ne orët e vona. DRAKU po na informojnë mbi monitorimin e kryer nga ana e tyre në këto OBU, sasitë e konstatuara  gjëndje sipas Loteve të njoftuara, sasitë e tregtuara dhe sasia gjendje e cila kaloi direkt për bllokim. Në disa OBU u konstatua se kishte filluar tërheqja mbrapsht e këtij produkti nga distributorët / shperndaresit.

Dalja ne terren e inspektorëve në rang kombëtar bëri të mundur bllokimin e mënjëhershëm të tregtimit të këtyre produkteve referuar dates se ardhjes se njoftimit të dhënë nga sistemi RASFF.

Në të dy subjektet importuese, në ndjekje të proçedures se kthimit te produktit të tregtuar, u konstatua se subjektet kanë kthyer sasitë e produktit të shpërndarë nga ana e tyre ne njësi tregtimi dhe produkti është grumbulluar në një ambient të vecantë. OBU janë në pritje të kryerjes së procedurës së asgjesimit referuar kërkesave të legjislacionit në fuqi për asgjesimin e produkteve. Monitorimi i këtyre OBU është në proçes nga DRAKU i cili do përmbyllet me asgjesimin e këtij produkti.

Etiketa: AKUakullorepërmbajtje kancerogjene

Ju sugjerojmë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes
Aktualitet

Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

20 Dhjetor, 2025 2:19 pm
VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil
Bota

VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil

20 Dhjetor, 2025 2:17 pm
Fantazitë e errëta të Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të vajzave
Bota

Fantazitë e errëta të Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të vajzave

20 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Para
Aksident në Fier, plagosen 6 persona

Aksident në Durrës, plagosen dy efektivët e forcave “Shqiponja”

I frustruar nga refuzimi i vajzave, ky është autori i masakrës në Britani

I frustruar nga refuzimi i vajzave, ky është autori i masakrës në Britani

“Open Balkan”, BE: Mirëpresim angazhimet për bashkëpunim rajonal

“Open Balkan”, BE: Mirëpresim angazhimet për bashkëpunim rajonal

TE FUNDIT

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
20 Dhjetor, 2025

Jordania konfirmoi pjesëmarrjen e saj në sulmet e udhëhequra nga SHBA-të në Siri, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri,...

Lexo më shumë

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
20 Dhjetor, 2025

Rrëzimi i një droni pranë një fushe djerrë në Balıkesir të Turqisë, ka ngritur nëse pas tij fshihet Kremlini, dhe...

Lexo më shumë

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
20 Dhjetor, 2025

Gjashtë ushtarë kolumbianë u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të orkestruar nga grupi me dronë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com