Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më përdhunuan me radhë”, rrëfimi kosovarit të dhunuar gjatë luftës

2020/12/19 at 10:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më përdhunuan me radhë”, rrëfimi kosovarit të dhunuar gjatë luftës

Serbët kanë dhunuar, përdhunuar dhe bërë spastrim etnik në Kosovë gjatë viteve të lutës dhe me akuzat e reja të Gjykatës Speciale në Hagë, për 4 ishte drejtuesit e UÇK ka sjellë dëshmi rrëqethëse të personave që kanë përjetuar tmerret e luftës, duke treguar se ishin ata viktimat e luftës nga serbët. Në një rrëfim për RTK në Kosovë,një burrë ka rrëfyer dhunën seksuale gjatë luftës nga serbët në kohë kur ishte 16 vjeç.

Ai thotë se derisa po shkonte në Prishtinë për të takuar një familjarë të plagosur në spital, është kapur nga forcat serbe dhe është dërguar në Prishtinë ku është përdhunuar brutalisht nga pesë ushtarë.

“Ata më vendosën atje në një dhomë, ishte një dhomë mjaft e madhe, nuk mund të them sa por dukej si një sallë. Aty ishte një tavolinë dhe ata filluan torturat atje, unë rezistova aq sa munda, ata më hoqën rrobat me forcë, kisha një këmishë të kuqe, e shqyen dhe gjithçka derisa i hoqën të gjitha. Kanë qenë 5 persona përafërsisht, me sa mbaj mend, unë rezistova aq sa munda. Gjithmonë mbaj mend një fytyrë të njërit prej tyre dhe nuk mund ta harroj, ai kishte një kapelë në të cilën nuk di si ta shpjegoj, me një shirit përpara dhe syzet me dioptri. Ai është personi që unë gjithmonë kujtoj fytyrën e tij, ata ishin të gjithë të dhunshëm, por nganjëherë dhuna ndryshon. Ai ishte më i dhunshmi. Thjesht, ata më përdhunuan seksualisht… Ishte një torturë e vërtetë, pasi njëri prej tyre po më mbante për flokë, dy prej tyre më mbanin për duar, po flas për kohën sa isha akoma me vetëdije, dhe ata më përdhunuan me radhë, të gjithë”, rrëfen personi.

Ky person tregon se pas dhunës seksuale ai edhe është fotografuar nga këta ushtarë serb.

“Ata kishin një aparat fotografik, dhe unë e di që ata bënë foto me mua, por unë fillova të bëhem i turbullt, jam i mpirë, nuk mund të ndjeja më asgjë, nuk pashë më dhe nuk kuptoja me, por e di që blici i kamerës ka bërë tërë kohën”.

Ai tregon se pas përdhunimit ai është hedhur në rrugë, ku më pas ka marrë pak veten dhe ka arritur të shkojë në një vend më të sigurt në Prishtinë. Për shkak të këtyre përjetimeve thotë se pas luftës është dashur ta devijoj rrugën për të shkuar në shkollë, që të mos i kujtohen ato momente.

Derisa kam qenë në shkollë në Prishtinë, sa herë që merrja autobusin për t’u kthyer në shtëpi, ishte një vend që më kujtoi shumë gjëra, dhe shumë herë isha i detyruar të merrja një autobus në kahje tjetër për të mos kaluar përsëri nga ajo rrugë”, tregon më tej personi i dhunuar./ RTK

Etiketa: kosovelufteperdhunim

Ju sugjerojmë

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Bota

Netanyahu jashtë spitalit:Izraeli po paguan çmim të rëndë!Trump e di lojën, Irani…

19 Qershor, 2025 4:10 pm
Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..
Aktualitet

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..

19 Qershor, 2025 3:38 pm
Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet
Aktualitet

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet

19 Qershor, 2025 3:19 pm
Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
Aktualitet

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

19 Qershor, 2025 3:10 pm
Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
Bota

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

19 Qershor, 2025 2:59 pm
Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
Bota

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

19 Qershor, 2025 2:56 pm
Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
Aktualitet

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

19 Qershor, 2025 2:49 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“Kam vëllanë në Ministri”/Mashtroi për vend pune, SPAK:1 vit burg për Dritan Lleshin

19 Qershor, 2025 2:35 pm
I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
Aktualitet

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

19 Qershor, 2025 2:20 pm
“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Para
Video/ Sërish protestë në Shkodër, policia në mbrojtje të institucioneve

Video/ Sërish protestë në Shkodër, policia në mbrojtje të institucioneve

EMRAT/ Sekuestrohet drogë dhe shuma të mëdha parash, 2 të arrestuar

EMRAT/ Sekuestrohet drogë dhe shuma të mëdha parash, 2 të arrestuar

Babai i Klodian Rashës:Jemi bij të këtij shteti,kërkojmë drejtësi prej tij

Babai i Klodian Rashës:Jemi bij të këtij shteti,kërkojmë drejtësi prej tij

TE FUNDIT

Netanyahu jashtë spitalit:Izraeli po paguan çmim të rëndë!Trump e di lojën, Irani…

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
19 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit vizitoi spitalin Soroka në Be’er Sheva, në jug të Izraelit, pas sulmit me raketa të...

Lexo më shumë

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..
19 Qershor, 2025

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false, duke qenë në kërkim nga autoritetet në Kosovë, për 2 vepra...

Lexo më shumë

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet
19 Qershor, 2025

Tre të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare do të ekstradohen sot nga Dubai drejt Shqipërisë. Ata akuzohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
19 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme dënoi me 9 muaj burg deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për drejtimin e mjetit në mënyrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com