Një 15-vjeçare ka denoncuar ditën e sotme në policinë e Vlorës se në muajin nëntor është abuzuar seksualisht nga një 19-vjeçar me inicialet E. K.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se po punohet për kapjen e 19-vjeçarit.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.”, thuhet në njoftimin e policisë.