Mehmet Adiguzel dhe bashkëshortja e tij Nuriye Adiguezel janë ndaluar nga autoritetet e kufirit shqiptar pasi tentuan të kalonin kufirin me pasaportë serbe false. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Report Tv. Kjo është hera e dytë që shtetas turq ndalohen me pasaporta false. Para pak kohësh u kap Muhammed Aydogmus me pasaportë false. Aydogmus ishte i kërkuar në Stamboll si pjesë e organizatës së Gylenit. Burimet thanë se ka dyshime për një rrjet të trafikut të shtetasve turq drejt Europës dhe se mund të ketë një bazë falsifikimesh në Prizren.