Është zbardhur dëshmia e reperit të arrestuar në Tiranë pasi tentoi të qëllonte me armë zjarri një nga pronarët e hotelit.
Ervin Selita, i njohur me emrin e artit Vinz, u arrestua dje nga Policia e Tiranës bashkë me të dashurën e tij 30-vjeçare.
“News24” ka zbardhur dëshminë e të riut, dhe mësohet se ai ishte klient i rregullt i hotelit dhe është mërzitur për faktin se recepsionisti i ka kërkuar kartën e identitetit.
Ndër të tjera ai ka thënë se ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja.
“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt. Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja”, mësohet se ka thënë 30-vjeçari.
Gjithashtu policia informoi se për ngjarjen janë shpallur në kërkim dy miqtë e tij, të cilët i kanë ardhur në ndihmë reperit gjatë konfliktit. Shtetasit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici u shpallën në kërkim pasi dyshohet se pasi ndihmuan mikun e tyre në konflikt, kanë fshehur edhe armën me të cilën Ervin Selita qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit./Opinion.al