Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më në fund u çliruam, na mbajtën peng 3 orë…” Gazetarja nga Kapshtica: U duk si e qëllimshme…

2024/11/02 at 5:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më në fund u çliruam, na mbajtën peng 3 orë…” Gazetarja nga Kapshtica: U duk si e qëllimshme…

Ekipet e gazetarëve të Tv Klan dhe A2CNN u lejuan që të kalojnë kufirin e Kapshticës pas 3 orësh pritje në doganën greke.

Një kalim që për gazetaren Elja Zotka ngjason me një çlirim.

“Më në fund u çliruam nga autoritetet e pikës kufitare greke në pikën kufitare të Kapshticës. Duhet thënë tamam çlirim. Na mbajtën peng më shumë se 3 orë. Duhet thënë që kolegët tanë që mundësojnë lidhjet live në televizionin Klan kanë prej orës 10:30 sepse ata kanë dhe pajisjet e transmetimit”, tha Zotka.

Gazetarët dhe ekipet e xhirimeve u bllokuan nga pala greke me arsyetimin se u mungonte një leje për të transmetuar dhe xhiruar në territorin grek.

“Sipas tyre duhej patjetër një leje e posaçme nga autoritetet e vendit tonë. Nuk e kuptoj, thashë është e paprecedentë”, raportoi gazetarja Elja Zotka.

Situata e pazakontë u raportua nga gazetarja Zotka, e cila tha më herët se autoritetet greke u morën gazetarëve dhe ekipeve të xhirimit pasaportat dhe nuk i lejuan të kalonin.

Mirëpo pavarësisht komunikimeve dhe notës verbale të dërguar sipas kërkesës greke, emaili mes autoriteteve greke për lejimin e gazetarëve u desh mbi 4 orë për t’u nisur.

Gazetarja Zotka raportoi se pati probleme edhe me policët kufitarë grekë të cilët kërkuan që të mos xhironte me anë të telefonit.

“Nuk duhet të ankohemi për administratën tonë që është burokratike, që është e ngadaltë sepse palës greke edhe pse është ditë pushimi iu deshën gati 4 orë sepse ne e kishim dërguar më përpara se të mbërrinim në pikën kufitare kërkesën për leje pasi u informuam nga kolegët tanë të transmetimeve direkte. Pas 4 orësh edhe pse është ditë pushimi nuk është normale që një email aprovues të kërkojë kaq shumë kohë për tu dërguar.

E kuptojmë që procedurat janë të tilla nuk mund të bëhen me telefon, por ja edhe emaili nuk besoj se do donte kaq shumë kohë. Në fakt u duk si e qëllimshme dhe të gjitha gjasat të bëjnë të mendosh se ishte e qëllimshme pengesa. Më pas patëm probleme pse transmetuam përmes telefonave tanë dhe informuam audiencën e televizioneve tona Tv Klan dhe A2CNN përmes lidhjeve tona live. Na erdhën punonjësit e policisë kufitare dhe na kërkuan të mos i përdornim, të mos flisnim, të mos xhironim”, tha Zotka.

Pas lejimit të gazetarëve, duket se pasojat do t’i vuajnë shqiptarët që tentojnë të kalojnë drejt Greqisë, pasi pala greke ka nisur zvarritjen e procedurës së kontrollit të pasaportave.

“Më pas pasojat po i vuajnë tani bashkëqytetarët tanë, por edhe qytetarë grekë që kanë qenë në territorin tonë të cilëve po ju zvarritet procedura e kontrollit të pasaportave. Menjëherë pas komunikimeve tona live filloi të bëhej një ngadalësim i procesit të kontrollit dhe qytetarët filluan të ankoheshin, mendonin se ishim ne pengesa, ndërkohë që ne jemi në të gjithë të drejtën tonë, të vijmë, të kalojmë në pikën kufitare, të raportojmë për aktivitete të ndryshme. E njëjta gjë ndodh edhe me kolegët tanë. Vijnë, nuk iu kërkohet kaq shumë dokumente. Nuk kalojnë nëpër procedura të tilla që na u desh të kalonim ne sot të prisnim një aprovim të pakuptimtë”, tha Zotka.

Ndërkohë gazetarja raporton se gjatë ditës sot ka pasur gjoba dhe kontrolle të panumërta kryesisht për shqiptarët me targa shqiptare në autostradën për në Selanik.

Kujtojmë se nesër në Selanik kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një takim me shqiptarët atje./tvklan

Ju sugjerojmë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
Para
Greqia bllokoi gazetarët shqiptarë në kufi/ Fevziu: Sjellje primitive e një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi parimet europiane

Greqia bllokoi gazetarët shqiptarë në kufi/ Fevziu: Sjellje primitive e një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi parimet europiane

UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

Kamala Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për presidente

Kamala Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për presidente

TE FUNDIT

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com