Këmbësorët duhet të bëjnë kujdes nese nuk ecin në vijat e bardha për të kaluar nga njëra anë në tjetrën.
Tani, nëse nuk e respektojnë sinjalistikën horizontale, ata do të ndëshkohen.
Kodi Rrugor, i ndryshuar, parashikon gjoba nga 500 deri në 2000 lekë.
Por për të mos u gjobitur, këmbësoret që ecin në rrugët e Tiranës, do të duhet që më parë t’i gjejnë vijat e bardha.
Elementet atmosferikë të bëra bashkë me indiferencën e pushtetit vendor për ta rijetëzuar sinjalistikën për këmbësorët, bën që ato t’i hasësh shumë rrallë.
Në mjaft kryeqëzime kanë mbetur vetëm disa gjurmë të atyre që dikur ishin vijat që përcaktojnë kalimin e këmbësorëve. Edhe ato mezi shquhen.
Sforcim në shikim kërkon gjetja dhe identifikimi i tyre edhe për drejtuesit e mjeteve, që nuk dinë se kur nisin dhe mbarojnë.
Neni i ndryshuar 188 që ndalon këmbësorët të kalojnë në vend që nuk jane të përcaktuara me të, e ka kështu një mangësi, pasi ai nuk përcakton proceduren që duhet ndjekur në rastet kur vijat e bardha mungojnë aty ku duhet të ishin.
Kështu, këmbësorët në kryeqytet rrezikojnë të gjobiten thuajse në ccdo kryqëzim. Ose u duhet të bëjnë disa kilometra më shumë që të gjejnë vijat që i kanë rezistuar kohës.
Tv Klan