Një burrë britanik i ka rrëfyer një gazetari të “Huffington Post” pengesat e mëdha diskriminuese që ka hasur në dëshirën e tij të madhe për të dhuruar gjak për njerëzit në nevojë.
“Cili ishte krimi im ? Të qënit gay!”, i kishtë thënë burri redaktorit të Huffington Post, Matt Bagwell.
Ai kishte shkuar në një spital për një akt bamirësie por shishja me gjakun e tij u vlerësua e pavlefshme pasi infermieret që e njihnin njoftuan se ai ishte gay.
Kjo e kishte lënduar së tepërmi burrin që mbërriti duke qarë në zyrën e gazetarit.