Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’iu uruar shqiptarëve festën e Krishtlindjeve.
Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale një video nga materniteti me bebet që kanë lindur pikërisht në këtë datë të shënuar.
“MIRËMËNGJES, dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”-shkruan Rama.
Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.