Teksa sot shënohen 13 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, kryeministri Rama bashkë me familjarë kanë kryer homazhe në bulevard për të kujtuar 4 të vrarët në protestën e vitit 2021.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë gjatë protestës së opozitës.
Me karafila në dorë, Rama, i shoqëruar dhe nga nëna e një prej protestuesve të vrarë, dhe familjarë të tjerë, janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vrarë 4 protestuesit.
Rama gjatë konferencës për shtyp kërkoi që dosja e 21 Janarit t’i kalojë SPAK-ut, pasi Prokurorinë e Tiranës e cilësoi si pas “shtyllë kurrizore”.