InstaBIZ

“Më la gjysmake,sot e përjetë”,Lisa Kujofsa humb motrën:Fluturove në qiell


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 11/05/21 |
Opi Nion

Aktorja e njohur Lisa Kujofsa ka humbur ditën e sotme motrën e saj, Ani.

Lajmin e ka dhënë vetë aktorja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, teksa e pikëlluar Kujofsa shkruan: Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…
Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Ndër të tjera, aktorja e humorit edhe pse nuk e bënë të ditur shkakun e vdekjes, ka treguar detaje për personat e afërt, të cilët do të përcjellin për në banesën e fundit të ndjerën.

Postim i plotë:

Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…
Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës.

Me hidhërime familja
Kujofsa.

Pas