Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me këto shenja horoskopi nuk duhet të krijoni kurrë lidhje

2018/11/04 at 12:26 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Me këto shenja horoskopi nuk duhet të krijoni kurrë lidhje

Nqs i besoni shumë astrologjisë, horoskopit dhe mendoni se jeta juaj mund të jetë më e lehtë nqs ndiqni rregullat që ju thonë atëhere bëni mirë të lexoni më poshtë kush janë shenjat me të cila nuk duhet të krijoni asnjë marrëdhënie pasi do të përfundojë në një mënyrë jo të mirë. Arsyet i gjeni më poshtë:


Dashi (21 Mars-19 Prill)

Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj i dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë. Problem tjetër është që Bricjapi është “i martuar” me punën, dhe gjasat janë që ju të ndiheni sikur jeni të lidhur me shefin, jo me Bricjapin tuaj.

Demi (20 Prill-20 Maj)

Mos u lidhni me një Ujor! Juve ju pëlqejnë rregullat e traditat, ndërsa Ujori është shumë robotik. Në lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtësia me një gotë shampanjë dhe çokollata franceze. Ujori vepron në një paradoks të ngatërruar mes logjikës dhe rebelimit. Pas disa takimesh do të kuptoni edhe që nuk ju plotëson materialisht dhe janë shumë kurnacë. Gjërat mund të jenë interesante dhe eksperimentale në krevat, por jashtë tij….!

Binjakët (21 Maj-20 Qershor)

Rrini larg Akrepit. Marrëdhënia juaj do të ishte shumë e nxehtë dhe çdo gjë do të rrotullohej rreth seksit. Por Akrepi do t’ju kërkojë besnikëri dhe ekskluzivitet që përpara se të putheni. Sharmi i tyre është tepër manipulues dhe përpara se ta kuptoni, do ju kenë shndërruar në skllavin e mbretërisë së tyre.

Gaforrja (21 qershor- 22 Korrik)

Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë ankth pafund. Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet. Një Shigjetar nuk do kuptonte kurrë pse ju keni nevojë të kaloni kohë me familjen.

Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Mos u lidhni me një Peshk. Janë ëndërrimtarë dhe do ju magjepsin shpejt. Do ju ngrenë në ajër do ju bëjnë të shkëputeni nga realiteti. Por përtej fantazive, do të kthehet stresuese luhatja e humorit dhe depresioni. Çdo veprim normal të Peshqve ju do e merrni personale dhe do mendoni se problem jeni ju. Problem tjetër është që të dyja shenjat nuk dinë të menaxhojnë paratë dhe gjasat janë të mbyteni në borxhe.

Virgjëresha (23 Gusht-22 Shtator)

Larg Peshores! Takimet tuaja të para do të jenë magjike. Ata do ju vlerësojnë, do ju kuptojnë në çdo gjë. Por kjo nëse do të jeni në gjendje të lini takime. Emri i dytë i Peshores është “ndoshta”. Ata zor se u qëndrojnë planeve dhe nuk përfshihen emocionalisht. Durimi do ju soset dhe kjo do të nxjerrë në pah anën më të keqe tuajën.

Peshorja (23 Shtator- 22 Tetor)

Mund ta merrni me mend që shenja që duhet të shmangni është Virgjëresha. Keni shije dhe zakone të njëjta dhe në fillim çdo gjë do të shkojë mirë. Por Virgjëresha është vazhdimisht në një mision vetë-përmirësimi. Do të ndiheni të nxitur e të detyruar të bëni gjëra për të cilat nuk jeni dakord, e kjo do ju lodhë. Një arsye tjetër është që ju nuk kurseheni me dhurata për njerëzit që adhuroni, nga ana tjetër, Virgjëresha mendon vetëm për vete.

Akrepi (23 Tetor-21 Nëntor)

Edhe pse magjepseni nga Binjakët, paaftësia tyre për t përkushtuar në lidhje do nxjerrë anën tuaj më të keqe! Do bëheni xheloz, dyshues, lunatik dhe të fiksuar.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Do ishit shokë shumë të mirë me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bëjnë të villni! Janë të ëmbël për të ngjitur, çdo lidhje duan ta kthejnë serioze. Janë aq romantikë sa ende dërgojnë letra dashurie. Kjo është shumë për ta duruar për një Shigjetar.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Te shenjat e horoskopit, ju jeni babai dhe dashi është fëmija nevojtar. Papërputhshmëria juaj është më e madhe se e të gjithë shenjave të tjera. Dashi do të harxhojë të gjithë pasurinë tuaj ndërkohë që ruan të veten.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt)

Ju e admironi Demin por nuk do ta kuptoni kurrë pse ata kanë nevojë të dëgjojnë “Të dua” gjithë kohës. Përveç kësaj, Demi ka shije shumë të shtrenjta që ju si shenjë humanitare nuk i pranoni dot. Ndërkohë që ata porosisin midhje dhe haviar, ju ato para do të donit t’i shpenzoni për bamirësi.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Luani në fillim do ju magjepsë me xhentilesën e tij dhe gjestet romantike. Më vonë do kuptoni që dëshironi diçka më të thellë se një Luan që vazhdimisht mburret për veten.

Etiketa: dashuriahoroskopiperputhshmeri


Ju sugjerojmë

Shenjat e zodiakut që dinë si të “fitojnë” në një ndarje
Life Style

Shenjat e zodiakut që dinë si të “fitojnë” në një ndarje

23 Gusht, 2025 4:30 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT
Life Style

Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT

22 Gusht, 2025 11:14 am
Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:26 am
Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2025

15 Gusht, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2025

13 Gusht, 2025 8:26 am
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Para
Tiranë/ Protestë për prishjen e banesave, shoqërohen dy banorë në polici

Tiranë/ Protestë për prishjen e banesave, shoqërohen dy banorë në polici

Këto tre ushqime qetësojnë dhimbjen e stomakut menjëherë

Këto tre ushqime qetësojnë dhimbjen e stomakut menjëherë

Përfundon takimi Rama-Meta në zyrën e Presidentit

Përfundon takimi Rama-Meta në zyrën e Presidentit
















TE FUNDIT

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
23 Gusht, 2025

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç
23 Gusht, 2025

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe...

Lexo më shumë

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania
23 Gusht, 2025

Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme Reform UK, Nigel Farage, ka shpallur planet e tij për një qasje radikale ndaj...

Lexo më shumë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
23 Gusht, 2025

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com