Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me kë u takuan liderët e Kosovës në Mynih?

2025/02/15 at 8:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Me kë u takuan liderët e Kosovës në Mynih?

E premja ka qenë ditë e ngarkuar për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.


Të tre janë duke marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Mynih prej 14 deri më 16 shkurt.

Në të merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë, ndonëse këtë herë sytë janë te delegacioni i administratës amerikane, Donald Trump, dhe negociatat potenciale me Ukrainën për dhënie fund të luftës së nisur nga Rusia, gati tre vjet më parë.

Liderët e Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë organizim, dhe në margjina të tij kanë zhvilluar plot takime tjera.

Fillimisht të tre e kanë takuar ndaras të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X – dikur Twitter – pas takimit me Sorensenin.

Kurti ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2023. Palët nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe as nuk kanë bërë ndonjë hap drejt zbatimit të saj.

Sipas Zyrës së kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje “po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres [Ana] Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”, është cituar të ketë thënë mes tjerash Kurti.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv dhe parimor.

“Bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet thelbësor për të siguruar një qasje të drejtë dhe të qëndrueshme, që forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Peter Sorensen, nga Danimarka, e ka nisur zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun.

Osmani, Kurti dhe zyrtarë tjerë të Kosovës patën kritikuar Lajçakun për qasje të pabarabartë në dialog dhe për rreshtim, me raste, kah Serbia.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë një ditë më parë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me Sorensenin, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje.

Sorensen ka thënë të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen në X, ku ka postuar edhe fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova mbajti zgjedhje më 9 shkurt dhe pritet ta formojë qeverinë e re, ndërsa Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Kallas tha se po pret derisa Kosova të formojë qeveri të re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”.

Takime tjera të së premtes

Presidentja Osmani është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Facebook.

Kosova ka qenë vetëm një hap larg anëtarësimit në këtë organizatë më 2024, mirëpo e ka humbur shansin, meqë nuk e ka përmbushur kërkesën e Francës dhe Gjermanisë që të ndërmarrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, menjëherë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pati miratuar rekomandimin që Kosova të pranohej në këtë organizatë.

Në mbrëmje, Osmani e ka publikuar edhe një fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, të cilët i ka përshkruar si “përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati refuzuar një gjë të tillë, me arsyetimin se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë diskutohet në Bruksel, e jo në Strasburg – ku e ka selinë Këshilli i Evropës.

Presidentja Osmani ka thënë se ka zhvilluar një takim të “shkëlqyer” edhe me presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”.

Përgjatë ditës, Osmani ka takuar veç e veç edhe dy anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Ajo ka thënë se përveç diskutimeve për sigurinë e rajonit dhe thellimin e bashkëpunimit, palët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm “me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”.

Bosnje-Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës për shkak të vetos që përdor entiteti serb, Republika Sërpska.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se është takuar me ish-kongresistin amerikan, Ted Deutsch, njëherësh udhëheqës i Komitetit të Hebrejve Amerikanë.

“Komuniteti hebrejo-amerikan ka qenë zë i fuqishëm në dënimin e gjenocidit në Kosovë dhe në ofrimin e mbështetjes për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit. I lumtur që po vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm”, ka thënë Kurti përmes një postimi në X.

Gjatë ditës, ai ka bërë të ditur se është takuar edhe me deputeten e Parlamentit të Finalandës, Tytti Tuppurainen.

“E vlerësojmë miqësinë me Finlandën dhe mezi presim t’i thellojmë lidhjet tona”, ka thënë Kurti.

Ministrja Gërvalla ka thënë se e ka pasur një diskutim fantastik me senatoren amerikane Elissa Slotkin, rreth përforcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës, dhe rritjen e bashkëpunimit me ligjvënësit amerikanë.

“Kosova vlerëson thellë mbështetjen e SHBA-së në shtetndërtimin tonë dhe zhvillimin demokratik”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në X.

Ajo e ka takuar edhe lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, me të cilën kanë diskutuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Kosova është në linjë me politikat e Bashkimit Evropian, prandaj edhe u ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Bjellorusisë për shtypjen që u ka bërë lideri autoritar, Aleksandyr Lukashenka protestave të opozitës më 2020.

Gjatë ditës, ministrja Gërvalla është takuar edhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, me të cilin ka diskutuar për stabilitetin e rajonit, si dhe me ministrin e Bavarisë, Eric Beiswenger, me të cilën ka thënë se ka diskutuar për forcim të bashkëpunimit tregtaar dhe atij në fushën e edukimit.

Mes tjerash, ministrja Gërvalla është takuar edhe me homologen e saj nga Andora, Imma Tor Faus, të cilën e ka ftuar për vizitë në Kosovë./REL



Ju sugjerojmë

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Rama thirrje shqiptarëve për t’u kthyer në atdhe: Shqipëria e gatshme për të pritur shumë emigrantë mbrapsht!

Rama thirrje shqiptarëve për t’u kthyer në atdhe: Shqipëria e gatshme për të pritur shumë emigrantë mbrapsht!

Vota e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve për t’u regjistruar: Të mos e lënë për në moment të fundit, sistemi mund të mbingarkohet!

Vota e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve për t’u regjistruar: Të mos e lënë për në moment të fundit, sistemi mund të mbingarkohet!

SHBA/ Hiqen nga puna qindra punonjës që mbikqyrnin rezervat e armatimit bërthamor

SHBA/ Hiqen nga puna qindra punonjës që mbikqyrnin rezervat e armatimit bërthamor
















TE FUNDIT

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
9 Qershor, 2025

Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë se 40 operacione të inteligjencës ruse në Evropë në vitin 2024....

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
9 Qershor, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndan pamje nga qyteti i Pogradecit. Në video, shfaqen pikat turistike...

Lexo më shumë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com