Te Fundit

Me ke tallet Drejtesia Shqiptare?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 23/11/15 |
root

Drejtesia shqiptare nuk pushon se surprizuari! Targeti kryesor i nderkombetareve, politikes, mediave dhe opinionit publik, vijon t’i provokoje te gjithe. Vetem 1 jave pasi Ambasadori Amerikan Lu, permendi me emra konkrete te gjithe skandalet e drejtesise shqiptare, kjo e fundit, merr nje tjeter vendim. Sot deputeti Armando Prenga u kalua nga arresti me burg ne arrest shtepie nga gjykata e larte. Pa hyre fare ne thelbin e vendimit dhe pa e paragjykuar ate, pyetja e pare dhe thelbesore eshte a ka drejtesia shqiptare dy standarte? Armando Prenga akuzohej per armembajtje pa leje dhe 2 akuza te tjera. Ai akuzohej se kishte qelluar me armen pa leje ndaj perfaqesuesve te nje fisi tjeter. Per kete veprim, Prenga u kalua ne arrest shtepie.
Per nje akuze te ngjashme, por pa asnje te shtene u akuzua disa jave me pare edhe Ismail Morina, ngritesi i Dronit mbi stadiumin e Beogradit. Morina u gjet me dy pistoleta pa leje, por ai deklaroi se i kishte ato per vetembrojtje pas paralajmerimeve publike qe i ishin bere nga serbet. Morina s’i kishte perdorur kurre armet per ndonje agresion. Ai u denua te qendroje ne qeli edhe pse u kerkua te kalohej ne arrest shtepie.
Tani ose Prenga dhe Morina meritojne sipas ligjit te qendrojne te dy ne arrest shtepie, ose te dy ne qeli! Nuk mund te jene dy raste te ngjashme, te trajtuar ndryshe nga njeri tjetri. Shqiptaret shohin dhe befasohen, ndersa drejtesia vijon te provokoje ne menyren me skandaloze.
Ne fakt ky nuk eshte rasti i pare. Deri me sot, ne 10 vitet e fundit, gjykata ka denuar te gjithe perfaqesuesit e opozites te paditur nga pushteti dhe asnje njeri qe i takon partive ne pushtet. Per raste thuajse identike.
A ka frike nga ligji drejtesia shqiptare? Pergjigjen me mire se kushdo e japin perfaqesuesit e ligjit vete! Nuk pyesin per askend vec pushtetit, madje as per ligjin qe duhet te zbatojne!

KOMENTO (10)

Shkruaj nje koment

  1. Drejtësia çka po kërkon nga Ballist Morina, mos po kërkon që ky ështe spiun? Në qotëse e mban për dy pistolat në burg vetëm për kët atëher është dretësia shqiptare tyrpi më i madh? Ballist Morina që lëshoi dronin mbi Beograd është trimëri e madhe, këtë serbies nuk ja ka bër as Nato as as kushë! Ballist Morina është mbas Skenderbeut e Adem Jasharit heroi ynë. Për Serbien ma mirë ka qenë mi ja fut 10 raketa ne Beograd e me ja mbyt 10 mijë njerëz sesa droni! Droni i Ballist Morinës për Serbien ka qenë sikur me ja fut Bomben Atomike serbies! Lirim sa më shpejt për Heroin Kombëtar.

  2. Ballisti heroi yne duhet te lirohet , drejtesia ne shqiperi blihet nga trafikantet ,politikanet funderrina te ketij
    Vendit

  3. Sa makarej qe jeni ju komentuesit qe perdorni fjalor Te ndrye ashtu sic jeni edhe vete.

    O njerez Nuk ju detyron njeri Te leni koment Ose ta lexosh, po Nuk Te pelqej kalo nje ndonje faqe tjeter.
    Me qene njerezit kaq Te eger Nuk me Ka rene Te shoh ndonjehere.

    Njerez ai po shkruan dicka qe eshte per tu shqetesuar Sepse neser mund Te jete Nje njeri i joni ne vend Te morines.

    Ne vend qe Te leni komente per Te bere dicka per tu organizuar edhe per Te bere ndonje proteste per keto padrejtesi e zgjidhni ne menyren me Te mire me Nje fjal ofenduese.!!!

  4. Ske faj ti se Ismail Morina ua ka ofenduar dhe perdhose midis Beogradi idoltrine tuaj serbe, turp qe i thu veti shqiptar! Po ku ka krim me te madh!!!!

  5. Na cavet trapin me kete ismail morinen se e keni bere si skenderbehu !!
    Te dy ne burg duhet te kalben!
    Boll me krahasime ….

Pas