Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar

2023/10/18 at 9:18 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar

Një banore në qytetin e Lushnjes, është ankuar se fqinji i saj përbën rrezik për fëmijën e saj 12 vjeç dhe e ka denoncuar atë në polici.


Nga ky denoncim i ardhur, emisioni “Stop” ishte në qytetin e Lushnjës.

Qytetarja thotë se prej 10 ditësh ka bërë denoncimin në polici, por asgjë nuk është zgjidhur.

Denoncuesja: Urojmë që të arrijmë qëllimin, që jo vetëm të shpëtohet fëmija im, por në këtë rast do të shpëtojmë shumë fëmijë nënash, shumë bij nënash, sepse janë 12 vjec. Ai nuk ka fuqi të mbrohet.

Gazetari: Mos u shqetëso!

Denoncuesja: Kështu që, nuk e di, nëse do të më ndihmoni. E vetmja zgjidhje, te ju më vajti mendja, se nuk kisha, vetëm Zoti dhe ju, thashë. Nuk di më. Përderisa shteti nuk mendoi për  jetën e fëmijës tim dhe timen bashkë… Kam një problem madhor me një komshi këtu përballë lagjes sime, që ma kërcënon fëmijën, që prej muajit qershor, me pretekstin, që fëmija im, sikur godet në xhama, në dyer. Duke qenë se unë, nga Qershori, tre muajt e verës nuk jetoj fare këtu, sepse jetoj nga familja ime, me pushimet e mia, me punët e mia. Dhe ai, sa herë që unë vij te dera për të hapur oborrin, sikur na ruan, sikur na vëzhgon, direkt shkon te fëmija dhe i thotë: “Ti më ke goditur! Do të të vras! Do të të bëj…!” Prej kohës, që unë e kam denoncuar, që gati dhjetë ditë pothuajse, që unë shkoj në polici, bëj deklarata, bëj kallëzime, bëj denoncime, ai më kërcënon duke më thënë: “Do shikosh, se çfarë do të të gjejë, që nga dita që ke denoncuar”. Sa herë që na shikon, te djali drejtohet, për ta kapur, i drejtohet me dhunë, do të të bëj këtë, atë… kërcënime nga më të frikshmet. Kam edhe një vajzë rreth dhjetë vjeçe, por që është i fiksuar me djalin.

Ndërkohë kemi të bëjmë me një person, që është i alkoolizuar dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Denoncuesja thotë se prej 10 ditësh ka shkuar në polici, ku ka bërë deklarata e kallëzime. Por jo vetëm që asgjë nuk është zgjidhur, por fqinji është bërë edhe më agresiv.

Ai i vjen në derë dhe e kërcënon zonjën dhe djalin e saj.

Denoncuesja: Kush?

Fqinji: Komshiu.

Denoncuesja: Çfarë kërkon?

Fqinji: Hape derën!

Denoncuesja: Çfarë kërkon, thashë? Fol!

Fqinji: Nuk kërkoj gjë.

Denoncuesja: Po atëherë, çfarë kërkon te dera ime?

Fqinji: Hape derën!

Denoncuesja: Ore, do ikësh tani, apo të thërras policinë tani, prapë?

Fqinji: Të flisja me ty!

Denoncuesja: Do ikësh tani, apo të thërras policinë tani, prapë? Ik tani se…!

“Stop” e takoi qytetarin në fjalë dhe ai pranoi se pi raki, por thotë se e ngacmojnë fëmijët e lagjes.

Fqinji: Unë pi raki. Jam ndarë nga gruaja. Më ngacmojnë kalamajtë e lagjes, atje.

Gazetari: Të ngacmojnë kalamajtë? Çfarë të thonë ata?

Fqinji: Plakën time ma ngacmonin. Ma grisën rrjetën dhe dritaren. Çdo pasdite për pasdite vijnë atje, më gjuajnë me gurë.

Gazetari: Kush të gjuan, konkretisht?

Fqinji: Kalamajtë, ore!

Gazetari: Të lagjes?

Fqinji: Po, pra!

Gazetari: Ndonjë person, që e njeh ti?

Fqinji: Të asaj (fqinjës).

Fqinji: Ja, si iku me vrap ai! (Sheh në rrugë një fëmijë, që kalon rastësisht).

Gazetari: I tyre është?

Fqinji: I tyre, po! E pe si iku? Erdhi aty… nuk i njoh, thashë. Nervore, e di, kur kam unë? Kur më shqetëson njeri, atëherë! Unë tani po të tregoj, apo jo? Po, pra!

Pas shumë përpjekjesh, ai është dërguar te specialistët. Institucionet në Lushnjë, nuk e kanë trajtuar kurrë këtë rast siç duhet. Këtë herë urgjenca ishte e vetmja mënyrë e shpejtë për ta trajtuar. Pasi ai u bind nga emisioni “Stop” u bë i mundur transportimi për të marrë mjekimin e çastit, por jo të duhurin. Në mungesë të një mjeku toksikolog, pasi Lushnja nuk zotëron një mjek të tillë që duhet të trajtojë pacientët e tillë dhe në mungesë të mjekes psikiatre, e cila nuk ndodhej në punë, gjithçka mundej të bëhej ishte vetëm ky shërbim i çastit. “Stop” i bën thirrje të gjitha strukturave shtetërore të Lushnjes të kenë vëmendjen ndaj këtij rasti.

Gazetari: Jemi për të mirën tënde.

Fqinji: E di!

Gazetari: Kur e di, do e bësh këtë për ne. Do e bësh për mua? Ke nevojë për trajtim për momentin dhe do të të sjellim prapë këtu. Mirë? Do e bëjmë bashkë? Bravo, bravo, shumë bukur!

Infermieri: Çohu avash, se mos vritesh!

Gazetari: Bravo, ti je goxha zotëri! Hajde me mua, se më do mua!

Valentina Asabella, mjeke psikiatre, thotë se për rastin e qytetarit, bëhet fjalë për psikoza, që ndodhin post alkoolit. Ai duhet të trajtohet menjëherë.

“Tek një person që ka një alkoolizëm kronik dhe ka vite që abuzon me pijet alkoolike ka shumë mundësi që të shfaqen edhe probleme të shëndetit mendor të tilla si deluzionet e përndjekjes, që në këtë rast më shpjeguat që personi ka ide fiksuese në kokë. Në këto raste nëse personi si pasojë e varësisë alkoolike ka probleme të tilla që rrezikojnë jetën e personave të tjerë që janë përreth tij, personi duhet të marrë një herë një ndihmë në trajtimin psikiatrik, që i ofron edhe kufizimin në mosdëmtimin e vetes dhe të tjerëve dhe pastaj mund të flitet për një ekzaminim më specifik dhe pak më të butë të trajtimit në toksikologji dhe shërbimet që ofrohen nga mjekët toksikologë”, tha ajo. /tvklan

Etiketa: denoncimfqinjlushnjerrezik


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
“Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar

“Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagoset një person

Atentat në Tiranë, disa persona qëllojnë me armë zjarri në drejtim të një personi

Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët

Atentati në Tiranë, persona të maskuar qëlluan në drejtim të makinës ku udhëtonte i riu dhe...
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}