Aktualitet

“Më intereson dora me kallo”, Rama:S’ka rëndësi të majtë apo të djathtë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 15/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është ditën e sotme në Kamëz ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarët në atë zonë.

Gjatë fjalës së tij  Rama teksa i konsideroi njerëz punëtore tha se nuk i intereson nëse ata janë të majtë apo të djathtë, por i intereson dora e tyre me kallo.

“Në mundemi që dielli që ka filluar të ngrohë përsëri nga një mrekulli që vizitojnë Shqipërinë në një burim ngrohtësie për çdo familje shqiptare, por ama ka një kusht të thjeshtë.

Ka një kusht shumë të thjeshtë dhe unë ja them këtë sy më sy të gjithë atyre që janë baballarë dhe nëna, të gjithë atyre që i kanë duart me kallo, nuk më intereson nëse janë të majtë dhe të djathtë. Më intereson dora e tyre me kallo, me kallo nga lufta e përditshme dhe nga puna pa u lodhur.

Atyre ju them. Kushti është që të punojmë akoma më shumë. Kushti është që të mos presim këmbë mbi këmbë, kushti është që të jemi të bashkuar për shtëpinë tonë të përbashkët dhe mos biem pre e atyre që na ofrojnë lekë. Kushti është që mos harrojmë çfarë i ka ndodhur kur kanë qenë të lodhur dhe pa pritur i  ka ardhure dikush që ti bëjë jetën rrafsh, që nga Haxhi Qamili  deri tek Rapush Xhaferri”, tha Rama.

Ndër të tjera kreu i Partisë Socialiste teksa po fliste për pandeminë dhe për sigurimin e vaksinave u shpreh se pa politikën nuk di ishte e mundur që sot te vaksinoheshin 300 mije qytetare.

“Ka një fakt të vërtetë, që politika nuk ka bërë për Kamzën as 1 të njëmijtën të asaj që çdo kryefamiljar ka bërë për familjen e vet. Kamza është vendi ku mund të flasësh pas asnjë gajle se mos nuk të kuptojnë për faktin se kush mendon se politika është kot dhe e keqe, gabon rëndë, sepse ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për një çerdhe të denje për fëmijët, pa shpresë për kopsht, për shkollë, për kanalizime  dhe ujësjellës. Vetëm rrugë rrugë. Është politika që sot po i bën të mundura këto.

Po të mos ishte për politikën ne sot nuk do të kishim prekur numrin 300 mijë të vaksinuar. Po mos ishte politika, qindra mijëra gjyshër dhe gjyshe nuk do ishin çliruar. Nuk do buzëqeshnin dhe nuk do të jetonin gëzimin për të takua nipërit  dhe mbesat.  Vaksinat nuk erdhën nga qelli, i silli politik. Ashtu sikundër politika mund të na linte pa vaksina. Edhe rindërtimin po e bën politika.  Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë dhe po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera”./Opinion.al

Pas