Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më i pasuri në kabinetin Rama, cila është pasuria e Arben Ahmetaj

2021/02/20 at 11:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ahmetaj: Programi i PD falimenton në vitin e dytë të mandatit të parë

Me një pasuri familjare të deklaruar në vitin 2018-të prej gati 320 milionë lekësh, Arben Ahmetaj është ministri më i pasur i kabinetit aktual të kreyministrit Edi Rama.


Arben Ahmetaj u zgjodh si Ministër i Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, i cili la pas 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Ai nuk ishte një emër i panjohur për kabinetin e kryesministrit Edi Rama, pasi më herët ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave përgjatë periudhës shkurt 2016 – janar 2019 dhe ka shërbyer si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes përgjatë periudhës shtator 2013- shkurt 2016.

Në vitet 2004- 2005 mbajti postin e Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Integrimit Europian, ndërsa në periudhën 2003-2004 atë të Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

Ahmetaj ishte Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në vitin 1998-1999 ndërsa më herët shërbeu si drejtor i kabinetit në Ministrinë e Financave dhe përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit të shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave në vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri Arben Ahmetaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Arben Ahmetaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 57 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 319.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 18.7 milionë lekësh.

Në fund të vitit 2018, Ahmetaj deklaron si pasuri familjare 115 milionë lekë likuiditete bankare, 165.5 milionë lekë pasuri të palujtshme, 6 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe 33 milionë lekë aksione.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 131 milionë lekë, nga të cilat 41.8 % vijnë nga paga e bashkëshortes së subjektit, 18.2 % nga paga për shkak të funksionit të subjektit, 10.1 % të ardhura nga biznesi në formë dividenti dhe 20.1 % të ardhura nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrolli.

Nga kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite deklarimi u konstatuan 3 vite me probleme.

Ndërkohë nga kontrolli cilësor i deklarimieve periodike vërehet se subjekti Arben Ahmetaj deklaron për herë të parë pasurinë në vitin 2003 me vlerë totale 57 milionë lekë. Me pas ka një shkëputje nga funksioni publik nga viti 2005 deri në 2010, kur rifillon deklarimin e interesave private dhe pasuria e realizuar gjatë kësaj periudhe është rritur në shumën 66,518,170 lekë.

Bashkëshortja, Albina Mançka në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2010 deklaron – “investim godine banimi në projektin në Selitë, projekt në vazhdim me 2 ortakë të tjerë me vlerë 310,000 euro” – nuk sqarohet cili është burimi; dhe “apartament banimi 200 + 60 m2, zyra 200 + 100 m2 + 3 parkime përfituar nga pjesëmarrje në investim në masën 15 %. Vlera 105.000 euro”- me burim kredi bankare 100,000 euro dhe kursime nga pagat.

Pavarësisht kredive bankare dhe të ardhurave familjare, subjekti rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në 3 vite të deklarimit: në vitin 2010 në shumën 31,735,778 lekë; në vitin 2012 në shumën 65,421 lekë dhe në vitin 2017 mosmbulimi  është në shumën 16,742,903 lekë.

Në vitin 2010 subjekti deklaron “Interesa fituar nga depozita në shumën prej 300’000 eurosh pranë bankës ____ Bank. Interesat në vlerë 14’310 euro”, por në asnjë nga deklarimet e mëparshme nuk rezulton e pasqyruar kjo depozitë, dhe nuk ka të dhëna se kur është krijuar, duke rezultuar kështu në diferencë negative për vitin.

Në vitin 2012 dhe 2013, lëvizjet brenda sistemit bankar janë pasqyrur në aneks shtesë bashkëlidhur formularit të deklarimit dhe jo në rubrikat përkatëse të formularit. Si rrjedhojë, në analizën e mësipërme për këto dy vite ka mungesë të dhënash dhe përfundimet janë të paplota.

Bazuar në të dhënat e deklarimit periodike/vjetor 2012, subjekti ka burime të pamjaftueshme financiare krahasuar me shtesën neto të pasurisë, në shumën 65,421 lekë (në këtë vit mungon informacioni lidhur me ndryshimet e likuiditeteve në bankë dhe shpenzimet e konsumit familjar).

Në deklarimin PF 2003 subjekti deklaron se bashkëshortja zotëron 65% të aksioneve të Hermes shpk (direkt) nëpërmjet të cilit zotëron pronësi indirekte në H Communications sha me vlerë 33 milionë lekë.

Në vitin 2004 dhe 2005 bashkëshortja deklaron fitime në formë dividenti përkatësisht në shumat 5,000,000 lekë dhe 80,000 euro. Gjithashtu subjekti ka deklaruar të ardhura si konsulent i jashtëm pranë H – Communications sha për periudhën shtator 2005 – qershor 2008 me vlerë 1,050,000 lekë. Në vitet në vijim nuk ka të dhëna mbi statusin dhe aktivitetin e kësaj shoqërie.

Në vitin 2012 është bërë blerje tokë are me sip 2000 m2 me vlerë 53,775 euro, blerje me ankand organizuar nga banka./BIRN

Etiketa: ahmetajpasuria


Ju sugjerojmë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Para
30 vite nga rënia e bustit, Basha: Simbolet e komunizmit janë rikthyer

30 vite nga rënia e bustit, Basha: Simbolet e komunizmit janë rikthyer

Rrëzimi i bustit të Hoxhës/Gazetari Fevziu sjell fotot e 30-viteve para

Rrëzimi i bustit të Hoxhës/Gazetari Fevziu sjell fotot e 30-viteve para

Komisionerja e BE në Tiranë, takon Metën dhe Bashën

Komisionerja e BE në Tiranë, takon Metën dhe Bashën
















TE FUNDIT

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
8 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në krah të kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
8 Tetor, 2025

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
8 Tetor, 2025

Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com