Shumë pak muaj e ndajnë Elita Rudin nga lindja e foshnjës së saj të parë me Gjikon. Në fillim kur filluan të qarkullonin lajmet e shtatzanisë së saj ajo u përpoq që ta fshihte në të gjitha mënyrat, po tani nuk fshihet më fare dhe tregon sa shumë i është rritur barku.
Shumë nëna e kanë kompleks këtë gjë dhe mundohen ta fshehin por nuk ndodh kështu me Elitën.
Në postimet e fundit, moderatorja duket shumë seksi me një fustan të shkurtër me print gjarpëri dhe një palë atlete të bardha me platform të lartë.
Në këtë postim ajo shkruan:“I dua përplasjet e fëmijës tim.”
Duket se Elita po e shijon pafund shtatzaninë e saj.