Sociale

Me foton dhe fjalët prekëse,Rudina Hajdari përkujton ditëlindjen e të atit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 11/03/21 |
Opi Nion

Kandidatja për deputete e nismës “Thurje”,  Rudina Hajdari, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar ditëlindjen e babait të saj, Azem Hajdari.

Teksa ka publikuar një foto të ngrohtë familjare, Hajdari shkruan fjalët prekëse se babai i saj sot do të ishte 58 vjeç. Më tej ajo thotë se ai e sheh nga lart dhe i premton se do bëjë gjithçka që të ndihet krenar për të.

“I shtrenjti im!Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë. Jam e sigurtë se na sheh nga lart dhe të premtoj se do bëj gjithçka që ti të ndihesh krenar për mua. Më ka marrë malli!”./Opinion.al

 

Pas