Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me flokë të gjata kaçurrel, si e shpëtoi dy herë “look-u” i ri Nuredin Dumanin

2022/04/01 at 9:26 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Me flokë të gjata kaçurrel, si e shpëtoi dy herë “look-u” i ri Nuredin Dumanin

Policia e Shtetit të martën më 29 Mars arrestoi të shumkërkuarin Nuredin Dumani, në një banesë në katin e 4-ët të një pallati në lagjen “Apollonia” në Fier.

Por  sikurse u vu re në pamjet e arrestimit të tij Dumani kishte një look të ri me flokët të gjata kaçurrel dhe me mjekër te prerë.

Sipas Abc news duket se “look-u” i ri ishte zgjedhur nga Nuredin Dumani, për t’i shpëtuar Drejtësisë.

Burime ekskluzive për ABC, bëjnë të ditur se disa kohë më parë, Nuredin Dumani u ka shpëtuar në dy raste agjentëve të krimit. Policia posedonte një foto të vjetër të Nuredin Dumanit e dal nga sistemi TIMS, por në fakt ngjashmëria mes fotos që policia posedonte dhe pamjes aktuale të Nuredin Dumanit ishte krejtësisht ndryshe.

Të njëjtat burime konfirmojnë për ABC se madje Nuredin Dumani ka kaluar para syve të agjentëve të Operacionales në një aksion të nisur për kapjen e tij, por nuk është njohur. Aksioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë, për vendndodhjen e saktë të Nuredin Dumanit. Por pavarësisht kësaj ai nuk mundi të arrestohej.

Bashkë me Nuredin Dumanin në pranga kanë rënë edhe 5 persona të tjerë. Dumani edhe pse në kërkim për të paktën 7 ngjarje kriminale ka mundur të lëvizte i lirë në Shqipëri. Mes të arrestuarve me Dumanin, janë 2 mjekët, Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci. Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit. Këta persona dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen.

Në pranga ka rënë 20-vjeçarja e dashur e Nuredin Dumanit e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkohë i arrestuar është edhe Henrik Hoxha, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nuredin Dumani mbeti i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit. Policia e arrestoi atë disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit, të cilën kishte pak kohë që e kishte marrë me qira. Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhura vitet e fundit. Ai konsiderohet edhe si rival i Talo Çelës, një nga personat e dyshuar për grabitjen në Rinas, i cili vijon të jetë ende në arrati.

Ju sugjerojmë

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares
Sport

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

20 Maj, 2025 7:05 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

20 Maj, 2025 6:33 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Kryesore

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

20 Maj, 2025 6:33 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

20 Maj, 2025 6:17 pm
Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
Bota

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

20 Maj, 2025 5:36 pm
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Bota

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

20 Maj, 2025 5:31 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

20 Maj, 2025 5:20 pm
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
Aktualitet

Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike

20 Maj, 2025 5:20 pm
Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier

20 Maj, 2025 5:09 pm
Para
Inceneratorët/ Urdhër-arresti nga SPAK, reagon Alqi Bllako

Bllako nuk u gjet në banesë, gazetarja kundër policisë: Njoftimi gjysmë i vërtetë

Shkodër/Falsifikonin dokumente mjekësore e shkollore, 3 të arrestuar

Shkodër/Falsifikonin dokumente mjekësore e shkollore, 3 të arrestuar

Lufta në Ukrainë/Austria dhe Gjermania për përshpejtimin e zgjerimit të BE

Lufta në Ukrainë/Austria dhe Gjermania për përshpejtimin e zgjerimit të BE

TE FUNDIT

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares
20 Maj, 2025

Igli Tare pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si drejtori i ri sportiv te Milani. Marrëveshja mes palëve është...

Lexo më shumë

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
20 Maj, 2025

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet të cilës i kërkon që të...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
20 Maj, 2025

SPAK ka zbarkuar ditën e sotme në bashkinë e Klosit, ku ka zhvilluar një aksion lidhur me krimet zgjedhore. Sipas...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
20 Maj, 2025

Deputetja e Partisë socialiste dhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com