Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fushë-Krujës pasi është kapur me armë zjarri me vete.
Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për personin me inicialet H.S, banues në Borizanë të Krujës.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e ndalimit nga policia, 36-vjeçarit i është gjetur një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
Sakaq, pistoleta dhe munisioni luftarak janë sekuestruar ndërsa i riu do të përballet me veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al