Me nisjen e vitit të ri shkollor, për 238 mijë nxënës, do të ketë libra falas.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm përfitojnë tekstet shkollore falas.
“Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm përfitojnë tekstet shkollore falas, me financim nga buxheti i shtetit”, është shprehur kryeministri Rama.