“E dua punën time!”
Këto janë fjalët që shkruante në rrjetet sociale një nga anëtarët e shërbimit ushtarak amerikanë në Afganistan.
Nicole Gee e kishte bërë postimin e saj në rrjetin social “Instagram” sëbashku me një fotografi duke u kujdesur për një fëmijë tëvogël afgan para se të vritej.
Pesë ditë pas këtij postimi Gee sëbashku me 13 anëtarë të shërbimit amerikan u vranë nga bombardimet në aeroportin e Kabulit.
Përgjegjësinë e këtij sulmi e ka marrë ISIS, teksa ai ishte i paralajmëruar edhe më herët.