Aktualitet

Nata e Kadrit/Meta, Rama dhe Basha urojnë besimtarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:11 - 08/05/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Basha kanë uruar Natën e Kadrit për besimtarët Myslimanë, përmes Facebook.

“U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve muslimanë”, shkroi Kryeministri, duke shoqëruar postimin e tij edhe me një foto.

Edhe Presidenti Meta përmes një mesazhi në Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë në Natën e Kadrit, ndërsa duket se përmes këtij urimi përjell edhe një mesazh. Duke kujtuar një nga thëniet e Profetit Muhamet, ndër të tjera Presidenti shkruan se “besimi më i mirë është tek durimi”

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja”, shkroi presidenti.

Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj nate, kryetari i PD Basha, shkroi: “Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë sakrificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

Pas