Kryesore

Me dy gishtat lart e me mijëra mbështetës, Basha mbërrin në Pallatin e Kongreseve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 18/12/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë selinë blu dhe ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.

Basha përshëndeti demokratët me dy gishtat lartë dhe u fut në Pallatin e Kongreseve i rrethuar nga mbështetësit e tij.

Me mbërritjen e kreut të PD Kuvendi i 18 dhjetorit, i thirrur prej tij, nisi edhe punimet.

Nisja e Kuvendit ishte parashikuar në orën 11, por për shkak të numrit të lartë të delegatëve dhe vonesave në akomodimin e tyre, u shty edhe nisa e punimeve të Kuvendit të organizuar nga kreu i PD.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha po organizon referendumin për miratimin e shkarkimit të Lulzim Bashës, i cili u votua nga 4 446 delegatë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i zhvilluar në “Air Albania”./Opinion.al

Pas