Kronikë

Me dy emra, policia jep detaje për autorin e vrasjes në Pukë. Kontrolle për kapjen e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 28/09/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi Martin Gjinin, autorin e dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit Pjetër Kola mbrëmjen e djeshme në Pukë.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se autori i dyshuar,  ka dy identitete. Pra sipas policisë ai përdor edhe një emër tjetër, me inicialet A.Gj.

Ndërkohë autoritette theksojnë se po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

“Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”-njofton policia.

Pas