Dy shtetas të huaj janë vënë në pranga nga Policia Kufitare në Qafë Thanë.
Mësohet se gjatë kontrollit të një automjeti tip “BMW” që drejtohej nga një belg në dalje të Republikës së Shqipërisë, efektivët e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa.
Mjeti drejtohej nga M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë dhe të cilit iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike.
Ndërkohë në një operacion tjetër në Kakavijë është kontrolluar një motoçikletë që drejtohej nga qytetar në Polonia 37 vjeç me iniciale P.W., dhe u zbulua një tjetër sasi lënde narkotike.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme./Opinion.al