Botuesi dhe konspiracionisti Alfred Cako është shprehur kundër përdorimit te vaksinave anti-COVID, duke thënë se dëmtojnë qytetarët në të gjithë botën.
Në emisionin Opinion, Cako është përplasur me drejtuesin e emisionit, Blendi Fevziu, duke thënë se askush nuk ka bërë më shumë se ai për të informuar qytetarët për COVID-19.
Cako: Më dëgjo tani pse nuk jam konspiracionit. Më dëgjo tani.
Fevziu: Mos më thuaj dëgjo tani, se unë nuk marr urdhra kur dëgjoj, thuaj të lutem më dëgjo.
Cako: Këtë që kam bërë unë nuk e ka bërë as ti as doktorë, prandaj më dëgjo po të them.
Fevziu: Këtu nuk po matim budallallëkun, po flasim për argumentet, prandaj jep argumentet.
Cako: Budallallëku juaj është më i madh se i imi.