Aktualitet

Me COVID, 28-vjeçarja lind foshnjën dhe dërgohet tek “Shefqet Ndroqi”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 27/01/21 |
Semiljana Azizi

Një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me koronavirus, ka sjellë në jetë foshnjën e saj, teksa është dërguar sërish tek “Shefqet Ndroqi” për të vijuar luftën  me virusin.

Lajmin e  ka bërë të ditur “ABCNews”, teksa raporton se pas lindjes tek materniteti “Koço Glozheni”, e reja është rikthyer në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për kurim të mëtejshëm ndërsa foshnja e saj është marrë nga familjarët dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve rezulton se 28-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore./Opinion.al

Pas